3.1C
Pristina
25 Shkurt, 2021 - 02:49

Me letrën e Biden SHBA-të po e dëshmojnë që janë në krah të fuqizimit të shqiptarëve në Ballkan

Letra e Presidentit amerikan, Joe Biden, drejtuar kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq, se duhet të bërë arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke.

Analisti politik, Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar letrën e Joe Biden.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dëshmuar, po e dëshmojnë dhe në vazhdimësi do të dëshmojnë që janë në krah të fuqizimit të shqiptarëve në Ballkan. “Kjo letër dërguar presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, është vazhdimësi e përkrahjes e shteteve amerikane në raport me shqiptarët, veçanërisht me shtetin e Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dëshmuar, po e dëshmojnë dhe në vazhdimësi do të dëshmojnë që janë në krah të fuqizimit të shqiptarëve në Ballkan”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, ndihma amerikane duhet të vlerësohet në çdo kohë, në të gjitha aspektet, për të ndërtuar e fuqizuar një shtet të fuqishëm në Ballkan.

“Ndihma amerikane duhet të vlerësohet në çdo kohë, në të gjitha aspektet, për të ndërtuar e fuqizuar një shtet të fuqishëm në Ballkan. Presidenti amerikan, Biden, çdoherë ka mbrojtur dhe promovuar shqiptarët në statusin shoqëror që ka pasur, kurse tash kur është në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta dëshmoj përmes politikave afatgjate, duke vazhduar të mbajë raporte të shkëlqyera me shqiptarët për të fuqizuar shqiptarët në Ballkan”, përfundon Ahmeti.

Të fundit

Të tjera nga rubrika