110 vjetori i Pavarësisë është festuar edhe nga shqiptarët që jetojnë në Londër. Përmes një artikulli DailyMail ka pasqyruar festën e shqiptarëve me parada në rrugët e Britanisë, me flamurin kuqezi.
Sipas medies britanike qindra burra dhe gra shqiptarë kanë festuar në rrugët e Londrës me makina të shtrenjta të tipit Audi, Range Rovers, Porsche e Lamborghini.
Flamuri shqiptar është valëvitur nëpër makina, disa prej tyre Lamborghini Huracan ngjyrë vjollce dhe një Mercedes, të cilat kushtojnë përkatësisht rreth 120,000 dhe 160,000 £.