fbpx
-9 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Me këto fjalë Kurti e përkujtoi sot ish- Presidentin Ibrahim Rugova

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kanë bërë të shtunën homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, me rastin e 17 vjetorit të vdekjes së tij.

Kurti ka thënë pas homazheve se Rugova kujtohet për sjelljen e tij paqësore dhe humaniste, e po ashtu për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe kombëtarizimin e rezistencës.

- Advertisement -

Bashkë me presidenten Vjosa Osmani-Sadriu vendosëm lule të freskëta dhe bëmë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, presidentit të parë të Republikës së parë të Kosovës dhe presidentit të parë të Kosovës së çliruar. 21 janari është ditë e ftohtë dhe është një ditë në të cilën teksa e përkujtojmë presidentin Rugova, e kujtojmë atë për qëndrimin intelektual, për sjelljen paqësore, për qasjen humaniste, për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe për kombëtarizimin e rezistencës”, është shprehur Kurti pas homazheve.

- Advertisement -

Të fundit

Video emocionuese: VogëIushi i gëzuar që u nxorr nga gërmadhat e tërmetit, Iuan me ekipin shpëtues

Në Siri një grup vullnetarësh ka nxjerrë të gjallë një fëmijë të vogël dhe kanë publikuar një video emocionuese. I...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -