20.7 C
Pristina
Monday, August 8, 2022

“Më ka humbur gruaja”, burri raporton në polici 30-vjeçaren

Një 30 vjeçare nga Durrësi është larguar nga shtëpia pa lënë gjurmë.

Ka qenë bashkëshorti i saj i cili ka bërë denoncim në Polici, dukë thënë se shtetasja E. D., 30 vjeçe është larguar nga banesa ditën e djeshme dhe nuk është kthyer më.

Uniformat blu të qytetit bregdetar po punojnë për gjetjen e saj.

“Më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasi T. D. se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja E. D., 30 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Të fundit
Lajme të lidhura