2.5 C
Pristina
Thursday, December 7, 2023

Me çdo kusht e mbrojmë sovranitetin/ Qeveria thirrje Vuçiqit: Tërhiqi të gjitha trupat nga vija kufitare

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate të shtunën, ka thënë se janë 48 baza operacionale serbe për rreth pikave kufitare me Kosovën.

- Advertisement -

Të premten, Shtetet e Bashkaura të Amerikës kanë alarmuar për shtimit e numrit të forcave ushtarake serbe afër kufirit me Kosovën.

Për këtë, Qeveria e cila drejtohet nga Albin Kurti i ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandër Vuçiq që të tërheqë këto trupa, duke shtuar se me çdo kusht Kosova do ta mbrojë sovranitetin.

- Advertisement -

“I bëjmë thirrje Presidentit Vuçiq dhe institucioneve të Serbisë që menjëherë të tërheqin të gjitha trupat ushtarake nga vija kufitare me Kosovën dhe të mbyllin dhe demilitarizojnë 28 bazat e përparme ushtarake dhe 20 bazat e xhandarmërisë që për vendin tonë paraqesin kërcënim të përhershëm”, thuhet një njoftim.

Kjo lëvizje e Serbisë vjen, pasi një grup terrorist më 24 shtator ka sulmuar Policinë e Kosovës, duke vrarë policin Afrim Bunjakun, tashmë hero i Kosovës.

Por Qeveria thotë pas dështimit të grupit para-ushtarak, tash Serbia po e rrezikon sovranitetin territorial të Kosovës duke vendosur numër të madh trupash afër kufirit, si dhe armatim të rëndë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -