14.8 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

“Me Albinin Zajednicë nuk ka”, Tomë Gashi flet për protestën e nesërme, ka një paralajmërim për lakmuesit e pushtetit

- Advertisement -

Studentët e Universitetit të Prishtinës, do të protestojnë nesër më 15 shkurt kundër formimit të Asociacionit.

- Advertisement -

Në njoftimin e Parlamentit Studentor dhe Organizatës Studim Kritikë Veprim thuhet se marshi protestues do të nis nga ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” para së cilës do të mblidhen nesër me fillim nga ora 16:00.

Ftesa për të protestuar i është bërë të gjithë studentëve nga Universitetet publike e private të Kosovës.

- Advertisement -

Kjo protestë kundër “Zajednicës” po vjen në kohën kur kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova e pranon planin evropian, ndërsa ka paraqitur 6 kushte për themelimin e Asociacionin e komunave me Shumicë serbe.

Në mbështetje të protestës ka dalë edhe avokati Tomë Gashi. Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, se protesta po bëhet kundër të gjitha llojeve të “Zajednicave”.

- Advertisement -

“Protesta e nesërme është e organizuar nga organizata studentore e UP që e kam emrin Organizata për Studim Kritike dhe Veprim por është e përkrahur edhe nga organizatat të tjera studentore sa e di unë Respektivisht parlamenti studentor i UP

Mirëpo janë të thirrur të gjithë qytetarët e Kosovës, të marrin pjesë në këtë protestë paqësore me porosinë se Zajednica nuk kalon. Ne jemi kundër të gjitha llojet e Zajednicave një-nacionale e territoriale”, ka thënë Gashi për “Bota sot”.

Gashi ka thënë se Zajednica një-etnike e territoriale dërgon drejt bosnjëzimit të Kosovës dhe ne nuk do ta lejojmë këtë me asnjë kusht.

“Sepse i bie që Kosova të de-funksionalizohet si shtet dhe po ashtu të fillojë ndarja e pjesës veriore të Kosovës”, ka thënë ai.

Ai është shprehur se qeveritë paraprake do ta kishin pranuar asociacionin.

“Po të ishin të tjerët para Albinit do të ishte kryer moti kjo punë, sepse kanë qenë edhe të korruptuar e të shantazhuar

Po me Albinin “Zajednicë” nuk ka, se Vetëvendosja këtu është e s’e lejon asnjë që mundet të lakmojë për pushtet e ta shkatërrojë shtetin”, ka përfunduar ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -