8.9 C
Pristina
25 Tetor, 2020 - 11:26

Mbyllet ambasada shqiptare në Greqi

Është mbyllur ambasada shqiptare në Athinë. Burime për Top Channel tregojnë se shkak për mbylljen e ambasadës është infektimi i një punonjësi me Covid-19. Punonjësi emri i të cilit ndodhet në dispozicionin e Top Channel ,punon në sektorin e aplikimeve për pasaportë.

Ai ka pasur shenja të buta të Covid-19 për disa ditë, dhe ka rezultuar pozitiv gjatë testit. Menjëherë punonjësi është izoluar në banesën e tij, ndërsa autoritet do të gjurmojnë kontaktet e tij. Ndërkohë për të mos përhapur panik në radhët e emigrantëve, ambasada ka njoftuar se pezulloi takimet e programuara për aplikime të emigrantëve në këtë institucion.

Burime pranë ambasadës thanë Top Channel se mundësia që ai të ketë infektuar persona të tjerë është e vogël, pasi stafi i kësaj ambasade mban maska dhe doreza gjatë kontakteve me emigrantët të cilët aplikojnë për shërbime konsullore dhe pasaporta biometrike.

Drejtuesi e ambasadës kanë urdhëruar stafin të bëjë testin Covid-19, ndërsa sot ambasada do të dezinfektohet. Ende nuk dihet nëse shërbimet do të ofrohen nga nesër ose jo./ TCH

Të fundit

Parisi tërheq ambasadorin nga Ankaraja

Ky ishte reagimi diplomatik francez pas një sulmi verbal të presidentit Erdogan ndaj presidentit francez, që e akuzoi Macron për armiqësi ndaj islamit dhe...

Deputeti i VV-së e krahason veten me Khabib Nurmagomedov

Khabib Nurmagomedov sonte triumfoi kundër Justin Gaethje në UFC 254 dhe kështu i dha fund karrierës në këtë sportKhabib shquhet si një sportist i...

Eksperti amerikan reagon për skandalin e dy milionëve: Kosovarët po e humbin besimin tek qeveria

Për skandalin e vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i Kosovës, ka reaguar edhe eksperti amerikan, Alon Ben Meir.Ky i fundit duke komentuar rastin në fjalë,...

Misteri i vendit europian, pak masa kufizuese dhe asnjë viktimë nga Covid-19

Ndërkohë që Evropa po përgatitet për një valë të dytë të koronavirusit, me shifrat e rasteve të reja që po rriten çdo ditë e...

Të tjera nga rubrika