2.5 C
Pristina
Thursday, December 7, 2023

“Mbajini përgjegjës”, reagon deputetja britanike pas shtimit të trupave të KFOR-it në Kosovë

- Advertisement -

Deputetja konservative e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, e ka vlerësuar vendimin e ekzekutivit britanik për shtimin e trupave në Kosovë pas sulmit terrorist nga grupi i armatosur serb në Banjskë të Zveçanit.

- Advertisement -

Kearns, me anë të një postimi në platformën ‘X’ ka deklaruar se mos-ndëshkimi ngjall “përbuzje të sundimit të ligjit”

“Lëvizje e rëndësishme. Grant Shapps [sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes britanike] konfirmon dislokimin e të gjithë Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në Kosovë nën komandën e NATO/KFOR-it. Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit: frenojini, mbrojini dhe mbajini përgjegjës”, ka deklaruar ajo.

- Advertisement -

Shapps konfirmoi gjatë ditës se edhe 200 trupa shtesë britanikë ditëve në vijim do të vijnë në Kosovë. Sipas tij, kërkesa për trupa shtesë u parashtrua nga Suprem i NATO-s në Evropë, Christopher G. Cavoli.

“Ka pasur kërkesë nga Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s në Evropë, kështu që unë kam autorizuar vendosjen e një force rezervë strategjike të Mbretërisë së Bashkuar në madhësi batalioni në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë”, tha Shapps përpara bashkëpartiakëve të tij.

“Në ditët në vijim, qindra ushtarë nga Batalioni i Parë Regjimenti Mbretëror Princesha e Uellsit do t’i bashkohet 400 ushtarakëve britanikë që tashmë janë në Kosovë. E di që ushtarët tanë do ta bëjnë Mbretërinë e Bashkuar krenare”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -