13.4 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Matoshi: Grevistët janë pezulluar nga puna vetëm në regjimin fashist të Milloshevicit

Analisti, Halil Matoshi, në një postim në Facebook, ka reaguar lidhur me “kërcënimin” e Qeverisë ndaj grevistëve se “do t’ua ndalin pagat” atyre që marrin pjesë në grevat e përgjithshme.

Matoshi tha se grevistët janë pezulluar nga puna “vetëm në regjimin fashist të Millosheviqit”.

- Advertisement -

Për sekretarin e Ministrisë së Financave, Enis Spahiu, Matoshi tha se është “idiot analfabet”.

“Edhe ni idiot tjetër analfabet që âsht ngritë në postin e Sekretarit të kësaj Ministrie Enis Spahiu, dëshmon së âsht vetëm ni analfabet funksional dhe asgjâ ma shumë!?”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Grevistët janë pezullu nga puna vetëm në regjimin fashist të Milošević-it!

1.

Neni 1. i ligjit kosovar për grevat e bân të ligjshme grevën dhe e garanton të drejtën kushtetuese për organizim sindikal:

- Advertisement -

“Ky ligj ka për qëllim garantimin e lirive dhe të drejtave, lidhur me organizimin dhe pjesëmarrjen e të punësuarve në Kosovë në grevë sipas standardeve ndërkombëtare.”

2.

Ligji i grevave i quan ato të ligjshme dhe në Nenin 18. Pika 1 i liron subjektët e grevave nga detyrimet e punës, për aq sa zgjatë greva, e nuk e liron Hekuran Muratin – këtë stalinist të vocer – që të veprojë tue i pezullu punëtorët nga puna dhe tue u nalë pagat atyre: Sepse ligji e a provon grevën si aktivitet të ligjshëm!

3.

Edhe ni idiot tjetër analfabet që âsht ngritë në postin e Sekretarit të kësaj Ministrie Enis Spahiu, dëshmon së âsht vetëm ni analfabet funksional dhe asgjâ ma shumë!?

4.

Lexoni ju analfabeta politik e Nëse nuk dini kërkoni nji interpretim nga ndoni jurist normal, nëseka të tillë në Qeverinë tuej:

Pika 2 e Nenit 18 i sanksionon kundërveprimet e shteti si të paligjshme.

“Ndërprerja ose largimi nga marrëdhënia e punës për shkak të pjesëmarrjes në një grevë të ligjshme, është i kundërligjshëm. “

P.S.

Hala ka mësues e punëtorë tjerë të gjallë që e mbajnë mend grevën e 3 shtatorit 1991 për të

drejtat e tyne, e Milosevic u thojke: “unë vendosi sa të drejta me u dhanë e sa me u marrë”!!!

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -