13.1C
Pristina
3 Mars, 2021 - 19:53

Masat e reja: Hiqet ora poIicore

Qeveria në detyrë e Kosovës është duke zhvilluar mbledhjen e radhës e cila po mbahet online.

Përgjatë kësaj mbledhje është duke u bërë diskutimi lidhur me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 dhe masat të cilat ishin vendosur më parë për parandalimin e përhapjes edhe më të madhe të këtij virusi.

Pak më parë mediat raportuan se parashihet që të largohet ora poIicore dhe kjo gjë është konfirmuar nga zëdhënësja e Qeverisë Hoti, Antigona Baxhaku.

Baxhaku theksoi se për tri orë pritet të përfundojë mbledhje dhe të do bëhen të ditura të gjitha masat.

“Kryesorja është që hiqet ora poIicore në zonat e kuqe. Operatorët ekonomik punojnë deri në ora 22:00. Studentët i kthehen ligjëratave në fakultet si dhe hiqet opsioni online”, deklaroi ajo.

Zonat nëpër të cilat ndaheshin komunat ishte në bazë të rre.zikshmërisë që shfaqej nga numri më i lartë i rasteve me COVID-19.

Kësisoj Prishtina vazhdimisht mbetej në zonën e kuqe, për shkak të numrit të kuq, e së fundi ishin edhe Fushë-Kosova, Suhareka dhe Zveçani.

Kësisoj prej nesër pritet që edhe në këto komuna, respektivisht në kryeqytet të largohet ora poIicore dhe qytetarëve do t’u mundësohet lëvizja e lirë.

Duhet përkujtuar që pavarësisht se bëhej thirrje për respektim të masave dhe situata me virus vazhdon të jetë mjaftë e rëndë, janë pikërisht përfaqësuesit e partive politike të cilat kanë thyer këto masa përgjatë tubimeve elektorale të cilat po zhvillohen në kohë fushate

Të fundit

Të tjera nga rubrika