5.1 C
Pristina
25 Janar, 2021 - 05:03

Masat e reja anti-Covid: Ambasada jep sqarime për kosovarët që udhëtojnë në Gjermani

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka publikuar masat dhe udhëzimet e reja për ata që shkojnë nga zonat me rrezik të lartë nga COVID-19, e këtu bën pjesë edhe Kosova.

Sipas një njoftimi për media, me masat e reja kur hyni në Gjermani, qoftë me aeroplan ose me autobus, ose automjet privat, nga një shtet në zonë rreziku ku keni qëndruar 10 ditët e fundit, ju kërkohet testi PCR për COVID-19.

Udhëtarët që shkojnë nga zonat e rrezikut në Gjermani duhet të regjistrohen online në www.einreiseanmeldung.de dhe të kenë dëshmi për këtë me vete.

Po ashtu, pasi të keni hyrë në Gjermani detyroheni të vetizoloheni për 10 ditë. Ky detyrim karantine nuk mund të zëvendësohet me një provë para ose menjëherë pas hyrjes, por vetëm me një rezultat negativ nga një test i marrë ditën e pestë të karantinës.

https://www.facebook.com/embassyrks.germany/posts/3675425389202094

Të fundit

Të tjera nga rubrika

error: Përmbajtja mbrohet !!