fbpx
-0.9 C
Pristina
E martë, 31 Janar, 2023

Martin Berishaj reagon pas njoftimeve se e ka humbur rastin kundër gazetarit slloven

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i cili po akuzohet për shpëlarje parash ka reaguar pas publikimi të lajmit se gazetari i TV Planet në Slloveni, Vitomir Petrovic nuk është dënuar, pasi Berishaj e paditi për shpifje.

Sipas raportimit të Albanian Post, rasti ka “përfunduar pa efekt juridik”.
Berishaj përmes një shkrimi në Facebook ka akuzuar për shpifje, duke thënë se Gjykata e Qarkut në Lubjanë ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim për shkak se procedura e ankimimit ende nuk ka përfunduar.

- Advertisement -

“Shpifja nuk kalon! Për çështjen penale në fjalë është ngritur padia ime private kundër gazetarit slloven i cili me dt 21.04.2022 shpifi kundër meje, por Gjykata e Qarkut në Lubjanë ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim për shkak se procedura e ankimimit ende nuk ka përfunduar”, ka shkruar Berishaj.

- Advertisement -

Të fundit

“A e ka Kurti gati letrën e dorëheqjes?” – kjo është përgjigjia e Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka ndërmend të dorëhiqet,...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -