fbpx
-5 C
Pristina
E diel, 5 Shkurt, 2023

“Marrëveshja finale në mars” , Kosova nuk guxon ta humb këtë rast historik: Është vit vendimtar për dialogun

- Advertisement -

Duhet Lexuar

” Marrëveshja finale më së largu në mars”, kishte deklaruar i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak duke shtuar se heqja e barrikadave e ka zgjidhur problemin.

Lidhur me këtë GazetaBlic ka kontaktuar me analistin politik, Gazmir Racin i cili thotë se viti 2023 është vendimitar për të ardhmen e dialogut.

Raci shton se çështja e dialogut Kosovë-Serbi nuk mund të shqyrtohet pas këtij viti sepse, 2024 është vit i zgjedhjeve në SHBA dhe qëndrimi amerikan është që marrëveshja finale të arrihet brenda mandatit të presidentit, Joe Biden.

- Advertisement -

“Në takimin e fundit për targat në Bruksel, të dyja palët janë pajtuar që do ti rikthehen dialogut dhe rrjedhimisht do të flasin edhe për planin e ri të Brukselit, për zgjidhjen finale sipas propozimit fillestar të Gjermanisë dhe Francës”, tha Raci.

“Është vit vendimtar për të ardhmen e dialogut, sepser përtej kësaj nuk mund të shkohet tutje, kjo edhe për faktin se viti 2024 është vit i zgjedhjeve në SHBA dhe se qëndrimi amerikan ka qenë vazhdimisht që marrëveshja finale, duhet të arrihet gjatë këtij mandati të presidentit Biden”, shtoi Raci.

Raci thotë se ky është rast historik dhe sipas tij, Kosova nuk guxon ta humb këtë për të arritur marrëveshjen finale.

“Kosova nuk guxon ta humb këtë rast historik për të arritur marrëveshje me qëllim hapjen e perspektives euroatlantike të vendit, gjatë këtij viti. Kjo perspektiv natyrisht që do të ketë impakt të jashtëzakonshëm edhe në zhvillim socioekonomik të vendit”, tha Raci për GazetaBlic.

- Advertisement -

Të fundit

Ish trajneri i famshëm i Prishtinës: Jam shumë i sëmurë, mund të vdes në çdo moment

Trajneri i njohur kroat i futbollit, Mirosllav Çiro Blazheviq, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, por së shpejti...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -