fbpx
-9 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Marka zvicërane me famë botëtore e orëve nxjerr modelin e ri me Skëndërbeun, çmimi tejet i lartë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Një nga orëbërësit më të famshëm në botë, Franck Muller ka nxjerrë në shitje modelin e veçantë të orës luksoze me heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeun.

Ora ka ngjyrat kuq e zi, të flamurit kombëtar shqiptar, ndërsa në fushën e saj është gdhendur me ngjyrë ari busti i Skënderbeut.

- Advertisement -

“Vanguard Racing Skenderbeu” edicion i Limituar quhet modeli me një fushë të kuqe të ndezur me të famshmin Gjergj Kastrioti në qendër të saj, i njohur më mirë si Skënderbeu, një zot shqiptar i shekullit XV, i konsideruar hero kombëtar shqiptar për rezistencën e tij ndaj Perandorisë Osmane.”, shkruan kompania e orave të famshme me bazë në Gjenevë të Zvicrës.

Ende nuk dihet sa është çmimi i kësaj ore, por duke marrë parasysh që modelet e thjeshta varjojnë nga 5 mijë deri në 7,500 euro, një model i limituar si ky i Skënderbeut mund t’i kalojë 10 mijë euro.

Megjthatë interesimi ka qenë i lartë, ku në rrjetet sociale lexohen edhe komente të personazheve publikë shqiptarë si ai i reperti Capital T, i cili shpreson të jetë një prej blerësve.

- Advertisement -

- Advertisement -

Të fundit

Grabiten kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga tërmeti, arrestohen nga Policia turke

Pas fatkeqësisë së tërmetit, një grup personash kanë grabitur kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -