8.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Malo tregon si ekipi shqiptar arrriti të nxirrte nga rrënojat fëmijën 4-vjeç

- Advertisement -

Grei Malo, një pjestar i ekipit shqiptar të kërkim shpëtimit që ndodhet në Turqi, ka rrëfyer për Euronews Albania operacionin e shpëtimit të një fëmije 4-vjeç në Malatya.

- Advertisement -

Malo tha se ekipi shqiptar u orientua nga Agjencia e Emergjencave në Turqi drejt një banesë 4 katëshe ku dyshohej se kishte persona ende në jetë.

Ai rrrëfeu se nga aty arritën të nxirrnin të gjallë një fëmijë 4-vjeçar dhe 3 kufoma.

- Advertisement -

“Me të mbërritur ekipi shqiptar na aktivizoi AFAD-i, Agjencia e Emergjencave të Turqisë, na lokalizuan në një godinë 4 katëshe, ku nxorëm 3 kufoma dhe 1 fëmijë 4-vjeçe të gjallë.

Kjo fal stërvitjeve dhe trajnimeve që kanë bërë Forcat e Armatosua dhe në veçanti ekipi i Emergjencave Civile mbi kërkim shpëtimin.

Fëmija ishte në gjendje shoku dhe ishte e dehidruar. Nuk reagonte në fillim, në kuptimin e koshiencës, kuptohet pas gjithë asaj drame, por pati një far reagimi kur iu afrua familjarëve të tij, prindërve të tij.

- Advertisement -

E shoqëruam me ambulancë në spitalin rajonal përkatës nga shërbimi i urgjencës lokale”, tha Malo.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -