19.4 C
Pristina
E hënë, 14 Tetor, 2024

Maliqi: Zgjedhjet në veri s’duhet të mbahen, këta janë dy skenarët që na presin

- Advertisement -

“Situata aktuale nuk është e favorshme për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri të vendit”.

- Advertisement -

Kështu po deklaron ppublicisti i njohur, Shkëlzen Maliqi.

Maliqi tha se zgjedhjet ka gjasa të shtyhen jo vetëm për shkak të bojkotit të ‘Listës Serbe’ por edhe për shkak të mungesës së kushteve elementare për mbarvajtjen e tyre.

- Advertisement -

“Lista Serbe është instrument i Beogradit dhe jo forcë politike që vendos vetë për dalje apo mosdalje në zgjedhje. Nëse me 23 prill në katër komunat në veri të Kosovës, të cilat nga vjeshta janë pa organe të pushtetit vendor, zgjedhjet nuk mbahen për shkak të bojkotit të votuesëve serbë, atëherë duhet të konsiderohet se zgjedhjet nuk u lejuan nga qeveria serbe në Beograd, dhe jo se këtë e ka bërë Lista Serbe.Duhet kujtuar se sipas rregullave kushtetuese dhe vendimit të KQZ-së, zgjedhjet është dashur të mbahen para tre muajve, me 18 dhjetor, por u shtyen me kërkesën e faktorëve ndërkombëtarë. Edhe situata aktuale nuk është e favorshme për mbjatjen e zgjedhjeve, dhe ka gjasa që ato sërish të shtyhen jo vetëm për shkak të bojkotit të paralajmëruar të Listës Serbe, por edhe për shkak të mungesës së kushteve elementare për rregullsinë dhe mbarëvajtjen e tyre. Mungon infrastruktura për zgjedhjet” tha a

Publicisti Maliqi tha se edhe nëse në zgjedhje do të merrnin pjesë vetëm disa parti, ato shqiptare, boshnjake dhe disa serbe të padirigjuara nga Beogradi, përqindja e daljes së votuesve do të ishte shumë e vogël.

Maliqi potencon tytje se do të ishte më mirë që zgjedhjet të mos mbaheshin pa u arritur një marrëveshje politike që do të mundësonte përfshirjen e Listës serbe.

- Advertisement -

“Kur serbët u larguan nga instituionet e Kosovës, i kanë lëshuar edhe komisionet zgjedhore dhe mbikëqyrëse, numëruesit etj. Pastaj nuk besoj se është e qartë çështja e vendvotimeve, ato zakonisht hapeshin në objektet e shkollave, por tani është gati e sigurtë se do të ketë obstrukcione nga drejtoratet e shkollave, kështu që mund të mos lejohet as vendosja e kutive për votime.Nga KQZ-ja ka pas informata se po shqyrtohen skenaret alternative të votimit, por nuk edhe nëse ato mbahen, ç’ka di në shatore, vështirë se për kohën e shkurtë që ka mbetur do të mund të sigurohet rregullsia dhe legjitimitti i pjesëmarrjes, nëse në zgjedhje do të mernin pjesë vetëm disa parti, ato shqiptare dhe boshnjakëve gjithësesi, por edhe disa parti të serbëve të padirigjuara nga Beogradi. Por, me përqindje ata do të ishin shumë irelevant, me gjasa nën 5 %, kështu që është më mirë që zgjedhjet të mos mbahen fare pa arritur një marrëveshje politike që do të mundësonte përfshirjen e Listës Serbe” deklaroi Maliqi

Ai tutje shtoi se Beogradi me manovra të tilla që po bën në Veri të vendit, dëshiron të fitojë në kohë duke vonuar implementimin e marrëveshjes së Ohrit.

“Unë besoj se nuk do të mbahen me 23 prill, por autoritetet shqiptare do të insistojnë edhe disa ditë që të respektohen procedurat ligjore që kilja për dështimin t’i mbetet në përgjegjësinë dhe meskinitetin e Beogradit, sepse Vuçiqi edhe pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, i bën obstrukcion normalizimit të gjendjes duke përkrahur kërkesën ultimative të Listës Serbe se nuk duhet të mbahen zgjedhjet pa u krijuar paraprakisht Asociacioni i komunave me shumicë të popullatës serbe. Dhe me që komunat në veri nuk janë funksionale që nga nëntori, nuk ka se si të bëhet Asociacioni, zgjedhjet edhe janë shpallur që ato komuna të rifunksionlizohen.Beogradi me këto manovra bojkoti të institucioneve kosovare në Veri, dëshiron të fitojë në kohë duke komplikuar dhe vonuar implementimin e marrëveshjes së Ohrit”

Ai thotë se për të lëvizur nga kjo situatë që ndodhemi tani duhet sërish intervenimi i SHBA-ve dhe BE-së e nëse kjo nuk ndodh është skenari tjetër, ai i destabilizimit dhe krizave.

“Për të lëvizur nga bllokada e re, duhet të aktivizohet sërish fushata intervenuese diplomatiko-ndëshkuese e SHA-ve dhe BE-së, që tashmë po përpiqen ta përshpejtojnë procesin e hartimit të një statusi për Asociacionin, dhe për këtë koncept duhet të arrihet pajtimi, pastaj vijnë zgjedhjet. Kjo dinamikë doemos kërkon shtyerjen e zgjedhjeve ndoshta edhe deri në vjeshtë të këtij viti, për ta menaxhuar tërësinë e procesit në disa hapa. Pra, fillimisht vjen koncepti i Asociacionit brenda kornizës shtetërore të Kosovës, më pas vijnë zgjedhjet, e në hapin e tretë funkcionalizimi i Asociacionit me njerëz të zgjedhur. Paralelisht do të duhhej të implementoheshin të gjitha marrëveshjet tjera të arritura në Dialogun e Brukslit, sepse kjo është dakorduar në Bruksel dhe Ohër”

“Por ky është skenari optimist e optimal, nëse angazhohet Perëndimi. Skenari tjetër, është ai i shpërthimnit të pakënaqësive dhe krizave destabilizuese nëse lejohet ose ndërsehen forcat politike ekstreme. Para së gjithash, pritet të ketë trazira në Veri të frymëzuara nga krimi i organizuar që ka lidhje me politikën serbomadhe dhe pro-ruse. Reagimet destabilizuaese do të mund të vinin edhe nga zhvillimet e brendshme në Serbi ku opozita e djathtë, dhe jo vetëm ajo, sheh shansin që të rëzojë nga pushteti Vuçiqin. Kjo mund ta komprometoj regjimin serb para ndërkombëtarëve, por edhe për ne është me reziqe. Qeveria e Kosovës dhe partitë opozitare në strategjinë e tyre nuk duhet të bëjnë llogari krye në vete dhe falso sovraniste për të përfituar nga lajthitjet e politikës serbe, pa mbajtur konsulta të ngushta dhe të shpeshta me SHBA-të dhe BE-në, pra të mos vazhdohet assesi me atë kryeneqësi dhe politika arrogante, që vitin e kaluar krijuan bindjen se kryeministri Kurti nuk është bashkëpunues me Perendimin, por konsiderohej pjesë e problemit. Tani që është përshatur dhe bërë pragmatist, duhet të riparojë qasjen mirëbesuese ndaj perëndimit” deklaroi Maliqi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -