fbpx
2.2 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Mali i Zi proteston kundër Ballkanit të Hapur/ Raduloviç: BE e varrosi projektin e Ramës dhe Vuçiçit

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Mali i Zi është përfshirë nga protesta. Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme. Njëkohësisht, ata kanë kundërshtuar nismën e ‘Ballkanit të Hapur’.

Reagimi i tyre vjen pak ditë pasi Ministria e Çështjeve Europiane kundërshtoi hapur këtë iniciativë, duke thënë se ajo është një nismë personale e dy liderëve, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç.

- Advertisement -

Ndërkohë, presidenti i Lëvizjes Europiane në Malin e Zi, Momçilo Raduloviç, tha në një intervistë për gazetën Pobjeda, se strategjia e re e zgjerimit e Bashkimit Europian e ka varrosur përfundimisht Ballkanin e hapur.

“E thënë fjalë për fjalë, me strategjinë e re të zgjerimit, BE-ja i ka dhënë ‘puthjen e vdekjes’ konceptit dhe praktikës së ‘Ballkanit të Hapur’. Kur një dokument i tillë zyrtar i Bashkimit Europian përmban një udhëzim kaq të qartë me një rezervë të fortë ndaj një nisme që supozohet të jetë një kontribut në procesin e zgjerimit, atëherë kjo do të thotë se nisma nuk ka të ardhme. Këto vlerësime negative për ‘Ballkanin e Hapur’ janë vetëm kulmi i një sërë vërejtjesh të bëra nga individë, ekspertë, organizata dhe zyrtarë të shteteve anëtare dhe institucioneve të BE-së në vitet e fundit”, tha ai.

Sipas ekspertit malazez, ‘Ballkani i Hapur’ lindi për të ruajtur lidhjet korruptive mes Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiç.

“Koncepti i ‘Ballkanit të Hapur’ ka lindur nga marrëdhënia korruptive mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama. ‘Ballkani i Hapur’ nuk është një kontribut për integrimin evropian, por një përpjekje për të ruajtur lidhjet korruptive mes këtyre dy njerëzve dhe dy regjimeve të tyre, duke ngadalësuar ose ndalur procesin e integrimit të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që në të njëjtën kohë, zgjeron ndikimin e këtyre dy liderëve në vendet e tjera, përmes konceptit të sundimit të të gjithë serbëve të rajonit dhe të gjithë shqiptarëve të rajonit.

- Advertisement -

Pra, nëse mbron ‘Ballkanin e Hapur’, ose je pjesë e disa proceseve korruptive që janë nën kontrollin e këtyre dy liderëve autoritarë, ose po abuzoni me konceptin e ‘Ballkanit të Hapur’ në skenën e brendshme për disa veprimtari politike apo ekonomike të paligjshme.

Kjo vlen edhe për një sërë aktorësh ndërkombëtarë, të cilët kanë zëvendësuar aktivitetet racionale dhe afatgjata për stabilizimin e rajonit me konsiderata afatshkurtra në lidhje me realizimin e karrierës dhe interesave të tyre financiare, të cilat në terma afatgjatë mund të kërcënojnë stabilitetin e rajonit dhe besueshmërinë e një pjese të konsiderueshme të komunitetit ndërkombëtar.

Fatkeqësisht për ne, në qeverinë e Malit të Zi, kemi shumicën e anëtarëve që janë nën ndikimin e dukshëm dhe mbizotërues korruptim të Aleksandar Vuçiç, me një ndihmë më të vogël, por mjaft të fortë nga Edi Rama”, thotë ai.

- Advertisement -

Të fundit

Deklarata e fortë nga Burim Piraj: Ai që nënshkruan asociacion njëetnik është tradhtar

Biznesmeni Burim Piraj ka theksuar se si qytetar i Republikës së Kosovës nuk do të pranojë asnjë asociacion njëetnik...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -