fbpx
2.5 C
Pristina
E martë, 31 Janar, 2023

Makth për Serbinë nëse Kosova bIen sistemin kundërajror lron Dome dhe armatimin Javelin

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Serbia do të mund të vihej në makth, nëse Kosova do të kishte armatimin e duhur. Një nga dy sistemet më të preferuara për ushtri të vogla janë sistemi antiblind JAVELIN dhe STINGER, që të dy prodhime amerikane.

Sipas strategëve të luftërave, ato nuk duhet të zhvillohen mundësisht brenda territorit tënd, nëse doni që dëmet të jenë më të vogla dhe pasojat po ashtu.

- Advertisement -

Prandaj, duhet krijuar një strategji që nëse ndodhë lufta e ardhshme Kosovë-Serbi mos të zhvillohet brenda Kosovës, por jashtë saj në TEATRIN E LUFTËS, ndoshta në një tampon zonë të populluar me më së paku banorë në Serbi.

Armatimi “Javelin”

Armatimi “Javelin”, që përkthehet si shtizë, përdoret nga ushtria amerikane – forcat tokësore, pore dhe nga marina amerikane, të cilën sot e posedojnë edhe ushtri të tjera në botë, është një raketë me rreze të mesme. Ajo madje njihet si: “zjarr dhe harro”, ndoshta në kuptimin që posa të goditet caku, harroje, sepse nuk lë pas asgjë të mbijetojë.

Caqet e saj që mund t’i eliminojë janë të ndryshme nga automjetet e blinduara- tanket, bunkerët edhe shpellat. Sistemi komandues ia lejon ushtarit që qoftë me shikim ta kryejë mbikëqyrjen, duke ia lejuar gjuajtësit, që ta orientojë drejt objektivit.

Kjo armë po ashtu mund të përdoret për lansim nga krahu i ushtarit, nga ndonjë platformë lëvizëse, dhe mund të përdoret njësoj me saktësi, gjatë natës dhe ditës, pavarësisht kushteve atmosferike. Programi ka dëshmuar se kjo lloj arme mund të hidhet nga një lëshues raketash në distancë, i montuar me një mjet tokësor pa pilot.

- Advertisement -

SHBA-të e kanë përdorur në Afganistan dhe Irak në më shumë se 5000 angazhime. Ushtria amerikane planifikon që këtë lloj arme ta përdorë deri në vitin 2050.

Mundësia që Kosova të ketë këso arme e ka shqetësuar edhe presidentin e Serbisë, Vuçiq.

Sistemi kundërajror – Iron Dome

- Advertisement -

Iron Dome është një sistem i lëvizshëm mbrojtës kundërajror efektiv, i tërhequr nga kamionë, me shumë misione, i zhvilluar nga Rafael Advanced Defense Systems, sipas faqes armët dhe teknologjia.

Ky lloj sistemi që është treguar shumë apo edhe plotësisht efikas nga Izraeli, ndaj sistemit të raketave sulmuese që e përdor Hamasi.

Ky lloj sistemi si duket është zhvilluar enkas për të mbrojtur Izraeli nga sulmet e bëra nga Hamasi në afërsi, për t’i luftuar raketat me rreze shumë të shkurtër dhe kërcënimet e predhave të artilerisë 155 mm me rreze deri në 70 km. Këto janë efikase në të gjitha kushtet e motit, duke përfshirë mjegull, stuhi pluhuri, re të ulëta dhe shi.

Përparësi tjetër e këtij sistemi të mbrojtjes ajrore është se mbron popullsinë dhe asetet kritike, si dhe mund të vendoset në mënyrë strategjike për të reduktuar dëmet kolaterale.

Ky sistem automatik arrin të perceptojë, zbulojë, analizon dhe kap një sërë kërcënimesh në hyrje të kufirit, duke përfshirë C-RAM, raketa të drejtuara precize, raketa lundrimi, mjete ajrore pa pilot dhe kërcënime të tjera të natyrës ajrore.

Sistemi kundërajror vlerësohet se deri më tani ka kapur më shumë se 2500 objektiva hyrëse me një shkallë suksesi mbi 90%.

Ky sistem i zgjedhur për mbrojtje nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit –Iron Dome- ofron mbrojtje kundër raketave dhe raketave me rreze të shkurtër veprimi, të cilat përbëjnë një kërcënim për popullsinë civile të kufirit verior dhe jugor të Izraelit.

“Në korrik 2010, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi 205 milionë dollarë financim për të përshpejtuar prodhimin dhe vendosjen e Iron Dome.”

Sistemi Iron Dome u vendos nga Forcat Ajrore Izraelite (IAF) në mars të vitit 2011.

Pagesa nga SHBA-të, në fakt u bë për prodhuesin dhe ushtrinë izraelite, si një prodhim vetanak i këtij shteti.

SHBA-të vite më vonë blen vetë sisteme të tilla nga Izraeli, me qëllime të testimit dhe të mbrojtjes së bazave të saj ne vende si Afganistani.

Ky lloj sistemi i mundëson Izraelit të përgjojë dhe shkatërrojë raketa dhe predha artilerie me rreze të shkurtër veprimi, megjithëse përdorimi i saj kryesor që nga fillimi ka qenë për raketat e lëshuara nga distanca prej katër kilometrash deri në 70 kilometra.

Izraeli aktualisht është duke punuar në rritjen e rrezes së sistemit nga 70 kilometra në 250 kilometra, si dhe duke i dhënë atij mundësinë për të kapur raketat që afrohen nga dy drejtime të ndryshme në të njëjtën kohë.

Kosova ta krijojë një fond

Por, Kosova kur mund t’i ketë? A nuk mundemi ne ti sigurojmë 200 apo 500 milionë dollarë për ta mbrojtur Kosovën nga çdo kërcënim aktual nga Serbia?

A nuk mundet diaspora dhe bizneset shqiptare t’i sigurojnë 500 milionë euro, jashtë linjës buxhetore, qoftë duke themeluar një fond për ushtrinë, qoftë si fond për rimëkëmbjen e Kosovës!?

Blerja e këtij lloj armatimi nuk nënkupton përdorimin e tij, por, ndaljen e ekspansionit serb!

A mund të jetë Sanxhaku dhe Jugu i Serbisë teatri i luftës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës? Jo, nëse armatosemi mirë, në kohën e duhur!

- Advertisement -

Të fundit

Raci: Nuk është mirë të përdoret metoda “Grenell” për të ardhur në pushtet

Analisti Gazmir Raci dyshon se po përgatitet rrëzimi i kryeministrit Albin Kurti. Sipas tij, skenari për rrëzimin e kryeministrit aktual...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -