23.7 C
Pristina
E enjte, 8 Qershor, 2023

“Mahmut Bakalli e ka teIefonuar gjykatësin në Prizren për t’i kërkuar dënimin e Adem Demaçit”

- Advertisement -

Të rekomanduara

Analisti Shkëlzen Gashi ka folur në emisionin Pressing në T7 për Ligjin e Lustracionit dhe për atë se a ekziston nevoja që ky ligj të futet në Kosovë tash kur ka kaluar një kohë e madhe nga përfundimi i periudhës së komunizmit.

- Advertisement -

Gashi thotë se një ligj i tillë do të shkaktonte shumë probleme në politkën kosovare.

“Nëse nuk e fusin, disa do ta përdorin. Por, edhe nëse e bëjnë është e njëjta gjë”, tha ai.

Ai shton se funksionarët komunistë e kanë përdorur pozitën e tyre që të ndikojnë në vendimet e gjyqësorit në Kosovë.

“Mahmut Bakalli e ka telefonuar gjykatësin në Prizren për t’i kërkuar dënimin e Adem Demaçin”, thotë ai.

- Advertisement -

“Demaçi tha se nuk e kupton pse ishte gjykuar. Ai kishte thënë hajde herën e parë kam bërë romane e poezi, herën e dytë kam kërkuar bashkimin e Kosovës dhe trojeve shqiptare me Shqipërinë. Por këtë herën e tretë nuk po e kuptoj. Pastaj Azem Vllasi bëri kritikat më të mëdha ndaj Demaçit. Por edhe Vllasi edhe Bakalli u morën nga Demaçi në zyrën e tij të UÇK-së në Prishtinë. Prandaj nuk bën mu marr me këtë temë.”, përfundoi ai.

- Advertisement -
- Advertisement -

Të fundit

Shkëlzen Gashi: Kosova në hall të madh, po dojnë me e çky, në një anë Serbia, në tjetrën Shqipëria

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, ka reaguar pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri të ditur se...

Më shumë