17.8 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022

Macron nuk përmendi dje vizat, por tha disa fjalë për Ballkanin Perëndimor

Pas përfundimit të samitit mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së, së bashku edhe me drejtuesit institucioneve të unionit, pasditen e djeshme, mbajtën takim të brendshëm.

Nga ky takim, dolën edhe konkluzat të cilat u publikuan në orët e vona të mbrëmjes të së enjtes.

Sidoqoftë, para publikimit të këtyre konkluzave, presidenti i Francës, Emanuel Macron, vendi i të cilit deri në fund të këtij muaji mban presidencën e radhës së BE-së, Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian dhe Charles Michel, president i Këshillit Evropian, mbajtën një konferencë për media.

Macron foli për temat mbi të cilat 27 liderët e vendeve anëtare të unionit janë dakorduar. Ndonëse pa vendime të veçanta, ai foli edhe për Ballkanin Perëndimor, e specifikisht për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, raporton RTKlive.

“Do të bëjmë çfarë është në mundësinë tonë që Parlamenti i Bullgarisë të lëvizë në mënyrë që Maqedonia e Veriut të bëjë hapin e fundit, sepse tashmë kanë bërë kaq shumë”, tha Macron, duke iu referuar vetos bullgare, që Maqedonia e Veriut të mos marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Një veprim i tillë ka bërë që edhe Shqipëria të penalizohet sepse është vendosur në pako me këtë shtet.

Të fundit
Lajme të lidhura