0.1 C
Pristina
21 Janar, 2021 - 09:17

Lushtaku tregon kush është njeriu më i qëlluar për president sipas tij: E kisha përkrah me të dy duart

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Sami Lushtaku, ka thënë se ka emra të shumtë në Kosovë që mund ta mbajnë pozitën e presidentit.

Unë mendoj që në Kosovë ka emra të respektueshëm sa të duash për president”, tha fillimisht Lushtaku.

Murat Jasharin e kisha përkrah me të dy duart.

Unë mendoj që është njeriu më i qëlluar në këto momente që ai të jetë president në këtë kohë.

S’e kam asnjë dilemë. Madje edhe në kryesi të partisë e kemi diskutuar këtë punë dhe këtu s’kemi hezitime”, tha Lushtaku në Kallxo.

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga pozita e presidentit për shkak të aktakuzës për krime lufte, këtë pozitë po e ushtron kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Të fundit

Të tjera nga rubrika