0.8C
Pristina
8 Mars, 2021 - 01:39

Lushtaku pas shkuarjes së Kurtit në veri: Kosova ka pasur burra që kanë punuar për këtë ditë!

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku ka folur lidhur me vizitën e Albin Kurtit në veri të vendit.

Vizitën e tij ai e lidhi me Hashim Thaçin, që sipas Lushtakut i ka shuar strukturat paralele në atë pjesë të vendit.

Madje, ai me ironi iu drejtua liderit të VV-së duke i thënë Defilo Albin defilo, Kosova ka pasur burra që kanë punuar për këtë ditë.

Postimi i plotë:

“Sot është lehtë për të shkuar në Veri, pasi Hashim Thaçi, i shuajti strukturat paralele, e integroi sistemin gjyqësor dhe bëri që rendi dhe ligji të mbizotëroj në këtë pjesë, si çdokund në Kosovë”.

Defilo Albin defilo, Kosova ka pasur burra që kanë punuar për këtë ditë!

Të fundit

Të tjera nga rubrika