23-vjeçari shqiptar Bernardo Sopai është një nga talentet e shumta që po shkëlqejnë në botë. Luftëtari i ri i MMA , mori fitoren e tretë radhazi mbrëmë në “Allstars Fight Night 4” në Stokholm.
Sopai u përball me brazilianin 28-vjeçar, Xhovane Vargas, në ngjarjen kryesore të aktivitetit.
Bernardo Sopai arriti të mposhtë brazilianin Vargas që në raundin e parë, kjo falë nisjes së vrullshme që i bëri takimit.
Pas triumfit me kundërshtarin brazilian, Sopai mori një flamur shqiptar, kuq e zi, duke festuar brenda ringut.
23-vjeçari shqiptar konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj në Suedi në kategorinë MMA.