15.7 C
Pristina
Wednesday, September 28, 2022
- Advertisement -

Luftë e re në horizont, çfarë është ‘Mini-NATO’ e krijuar nga Putin?

Një front i ri Iufte po krijohet i cili mund të tjetërsojë dinamikat gjeopolitike në rajon, ndërkohë që Iufta në Ukrainë vazhdon dhe Rusia përballet me një kundërpërgjigje të ashpër nga forcat ukrainase.

Këtë të martë, Azerbajxhani dhe Armenia nisën të Iuftojnë në kufirin e tyre dhe aktualisht konflikti është në stadin e shkëmbimit të përgjegjësisë dhe gjetjes së fajtorit për nxitjen e mosmarrëveshjes.

- Advertisement -

Konflikti mund ta vendosi Putinin në një pozitë tejet të vështirë, pasi ai mund të mos jetë në pozicionin më ideal për t’i dërguar ndihmë ushtarake Armenisë –aleates së tij ushtarake – dhe kjo ka potencialin të ekspozojë pikat e dobëta të koalicionit të stilit të Mini-NATO-s që ka formuar Rusia.

“SuImi i Azerbajxhanit ndaj Armenisë është një skenar makthi për Putinin”, shkroi në Twitter autori dhe reporteri Mark MacKinnon.

“Forcat e tij tashmë janë të stër-ngarkuara dhe në pozicion të tërhequr në Ukrainë, kurse tani ai duhet të gjejë trupa të tjerë për t’i dërguar në ndihmë të Armenisë, ose CSTO-ja – përgjigja e Rusisë ndaj NATO-s – do të ekspozohet në arenën ndërkombëtare si një tigër prej letre.”

- Advertisement -

CSTO-ja është Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive të udhëhequr nga Rusia i cili përfshinë 6 shtete post-sovjetike: Armeninë, Bjellorusinë, Kazakistanin, Kirgistanin, Rusinë dhe Taxhikistanin.

Njësoj si neni 5 i Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), neni 4 i Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) përcakton se çdo agresion kundër një anëtari, do të perceptohej nga pjesëmarrësit e tjerë si një agresion kundër të gjithëve.

Që nga fillimi i Iuftimeve në këtë rajon, dhjetëra ushtarë kanë vdekur nga secila anë.

- Advertisement -

Konflikti raportohet të jetë më i ashpri mes dy vendeve që nga lufta e vitit 2020 ku u vranë mijëra ushtarë.

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, kërkoi ndihmë nga Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) pasi citoi nenin 4 të organizatës menjëherë pas fillimit të Iuftimeve.

Rusia ka qenë prej kohësh e njohur si ndërmjetëse brenda CSTO-së, e cila i ngjan një mini-versioni të Organizatës së Traktatit Kombëtar të Atlantikut (NATO), në të cilën Rusia nuk është anëtare.

Foto e liderave të Organizatës së Traktatit të Siguresë Kolektive (CSTO)
CSTO u takua të martën në përgjigje të thirrjes për ndihmë të Pashinyan.

Organizata shpalli një armëpushim, por Armenia raporton se Iuftimet vazhdojnë.

Një mision i udhëhequr nga CSTO pritet të mbërrijë sot në kryeqytetin e Armenisë, sipas raporteve nga Bloomberg, por as Putini dhe as CSTO nuk kanë rënë dakord të dërgojnë trupa për të ndihmuar në mbrojtjen e Armenisë.

Situata është shndërruar në një problem madhor për Putinin, të cilit i po i kërkohet të ndërhyjë dhe rrjedhimisht të bëhet pjesë e një tjetër konflikti.

E gjithë kjo po ndodh në një kohë kur Iufta në Ukrainë i ka kushtuar Rusisë burime Iuftarake të shumta duke dobësuar forcat e saj dhe shtyrë shumë prej tyre të tërhiqen.

Ndërkohë, sipas një raporti të ABC News, Azerbajxhani mund ta ketë planifikuar këtë konflikt duke përfituar nga lufta Rusi-Ukrainë për të detyruar Armeninë të pranojë kushtet e tij territoriale.

Mes presionit të lutjeve të Armenisë për ndihmë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë inkurajuar Rusinë që të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit.

Franca gjithashtu i kërkoi Rusisë të veprojë. Sipas një artikulli të Reuters, Franca planifikon ta paraqesë këtë çështje në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi udhëheqësit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev që t’i japë fund armiqësive dhe të ndjekë urdhrat e armëpushimit.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -