7.7 C
Pristina
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Lufta në Ukrainë/ Rusia miraton ligjin e ri për rekrutim: Të dënuarit për KRlME të rënda dërgohen në front

Duma e Shtetit rus (dhoma e ulët) miratoi në leximin e tretë dhe të fundit një ligj, i cili hoqi ndalimin e rekrutimit të shtetasve të dënuar për KRlME të rënda.

Kodi penal rus përcakton një ligj si një KRlME që dënohet me më shumë se pesë vjet burg. Në këtë mënyrë, deputetët lejojnë dërgimin në Iuftë të atyre që kanë vuajtur së fundmi dënimin me burg, përfshirë ata të dënuar për grabitje dhe trafik DR0GE.

- Advertisement -

Ligji i ri përfshin njerëz që u liruan më pak se tetë vjet më parë (për “KRlME të rënda”) ose më pak se dhjetë vjet (për “KRlME veçanërisht të rënda”).

Deri më tani, ligji i rekrutimit i shpallur nga Presidenti Vladimir Putin në shtator ndalonte rekrutimin e ish-të burgosurve të tillë.

Tani e tutje, vetëm ata që janë dënuar për pedofili, marrje pengje ose bomba, trafikim të materialeve radioaktive, spiunazh apo tradhti të lartë do të ndalohen nga rekrutimi sipas ndryshimeve të miratuara sot nga dhoma e ulët e parlamentit rus.

- Advertisement -

Deputetët miratuan gjithashtu një ligj që rregullon statusin e vullnetarëve që supozohet të “ndihmojnë forcat e armatosura” gjatë konflikteve të armatosura apo operacioneve kundër terrorizmit, brenda dhe jashtë kufijve të vendit.

Në të njëjtën kohë, ata që janë dënuar për krime të rënda kundër shërbimit ushtarak të kryera gjatë periudhës së rekrutimit, si dezertim dhe mosbindje ndaj urdhrave, mund të thirren në luftë pas vuajtjes së dënimit ose nëse kanë një dënim me kusht.

Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, zyrat e rekrutimit që nga fillimi i rekrutimit kanë rekrutuar tashmë njerëz të dënuar për krime të rënda, duke shkelur kështu ndalimin që u shfuqizua sot nga Duma e Shtetit.

- Advertisement -

Rekrutimi i të burgosurve në kolonitë penale ruse u trajtua fillimisht nga kompania private ushtarake Wagner dhe sapo u njoftua rekrutimi, siç shkruante faqja e internetit Vaznie historii (“tregime të rëndësishme”), Ministria e Mbrojtjes filloi gjithashtu rekrutimin e të burgosurve.

Të dënuarit që pranojnë të marrin pjesë në armiqësi duhet të qëndrojnë në vijën e frontit për gjashtë muaj, atyre u ndalohet të tërhiqen ose të dorëzohen nën kërcënimin e ekzekutimit. Ata që mbeten gjallë pas gjashtë muajsh u premtohet falje. Në shtator, faqja e internetit shkroi se kompania private Wagner kishte rekrutuar pothuajse gjashtë mijë të burgosur në këtë mënyrë.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -