6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Lufta në Ukrainë, eleminohet mercenari famëkeq rus

- Advertisement -

Igor Mangusev, një nga mercenarët rusë më brutalë në frontin ukrainas, vdiq në një spital ku po trajtohej pasi u qëllua në kokë.

Gruaja e tij tha se Mangusev ishte qëlluar nga një distancë e afërt dhe e përshkroi vdekjen e tij si një ekzekutim .

- Advertisement -

Mangushev, siç raportohet nga BBC, ishte kreu i një grupi drone anti-ukrainas, i cili vepronte në rajonin e Luhansk.

Ai ishte më parë në një grup neo-nazist dhe kishte themeluar një grup mercenar që ka luftuar me ukrainasit që nga viti 2014. Ai ishte gjithashtu një partner i themeluesit të Wagner, Yevgeny Prigozhin në strategjinë politike.

- Advertisement -

Ndër të tjera, ai argumentoi se Rusia nuk ishte në luftë me Ukrainën, por me një “shtet anti-rus”, kështu që nuk kishte rëndësi se sa ukrainas u vranë. Vitin e kaluar në gusht ai madje u shfaq në një ngjarje duke mbajtur një kafkë që ai pretendoi se ishte ajo e një luftëtari ukrainas që mbronte uzinën Azovstal në Mariupol.

Mangushev u qëllua disa ditë më parë në një postbllok në Kandyvka, një qytet ukrainas i pushtuar nga Rusia, por pak larg nga fronti. Sipas informacioneve, ai është qëlluar me një plumb nëntë pikësh në pjesën e sipërme të kokës me kënd 45 gradë.

Nuk ka asnjë raport zyrtar për rrethanat në të cilat ai u godit, megjithëse vdekja është nën hetim.

- Advertisement -

Një tjetër nacionalist ekstrem, Pavel Gubarev, megjithatë, tha se të gjithë e dinë se kush qëndron pas vdekjes së Mangusev dhe se Prigozhin hesht./abcnews.al

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -