fbpx
-0.3 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

“Lufta brenda mureve të Kremlinit për ‘kurorën’ e Putin ka nisur”, por kush janë pasuesit!

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Prej fillimit të luftës në Ukrainë, mediat perëndimore herë pas here kanë publikuar raporte nga brenda mureve të Kremlinit të cilat bëhen të besueshme kur ato vijnë nga ish-bashkëpunëtorë të afërt të Presidentit Putin.

Në një rrëfim të fundit për Daily Mail, analisti dhe ish-i besuari i regjimit, Igor Strelkov tregon se tashmë në Rusi ka nisur lufta për rrëzimin e Vladimir Putin nga pushteti dhe marrjen e kurorës së tij.

Ish-koloneli i shërbimit sekrete rus, FSB shprehet se një garë mes personave më të afërt të Putin ka nisur se kush do të jetë pasuesi i tij.

- Advertisement -

Strelkov, i cili luajti një rol kyç në aneksimin e Krimesë nga Rusia në 2014 shkon dhe më tej duke e cilësuar mobilizimin e 500 mijë personave nga Kremlini, si të vetmen mënyrë për të shmangur turpin dhe humbjen në Ukrainë.,

Ai shprehet se kreu i armatës private të Putin, Yevgeny Prigozhin tashmë po takohet me personat që duan të rrëzojnë ministrin e Mbrojtjes, Sergi Shoigu dhe liderin rus më tej.

Të tjerë besojnë, se mbështetësit e ish kreut të FSB, Nikolai Patrushev janë gati ta tërheqin vetë këmbëzën ndaj Putin për të shpëtuar rrethin e elitës që komandon në Rusi, nëse lufta në Ukrainë vijon të shkojë keq.

Një emër tjetër që lakohet është dhe ai i ministrit, Dmitry Patrushev, djali i Nikolai Patrushev, për të cilin thuhet se mund të vihet në krye të një grushti shteti dhe që mund të zëvendësojë Putin në rast disfate në Ukrainë apo sëmundjeje.

- Advertisement -

Por, ish-i besuari i regjimit, Igor Strelkov sheh shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin si kandidat kryesor për zëvendësimin e Putin. Sipas tij, ish ‘kuzhinieri’ i presidentit po kërkon së fundmi të marrë mbështetje politike dhe si dhe ka dhe mbulim nga mediat shtetërore. Madje ka dhe spekulime se ai po synon të bëhet ministër i Mbrojtjes.

- Advertisement -

Të fundit

Luftë për të jetuar, 70 orë nën rrënoja, shpëtohet vogëlushi në Turqi, përlot ekipin: Nesër kam shkollë

Historitë njerëzore që zbulohen pas tërmetit në Turqi sa herë që ekipet e shpëtimit arrijnë të nxjerrin një person...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -