17.9 C
Pristina
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Lubonja: Çështja e Asociacionit mund të zgjidhet me referendum

- Advertisement -

Publicisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja ka thënë se zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me themelimin e Asociacionit në Kosovë përfshijnë shumë lojtarë e situata është shumë e komplikuar.

- Advertisement -

Lubonja ka thënë se në këtë rast nuk dihet se cili është pozicioni i Serbisë dhe si shihet ajo nga ShBA-ja e BE-ja.

“Ajo që ngrihet si pikëpyetje është se si po luan Evropa, ShBA-ja me Kosovën e Serbinë në raport me luftën në Ukrainë, me interesat e tyre, sa kjo lufta në Ukrainë i ka dhënë më shumë mundësi ndoshta Albin Kurtit që ka vu një bast se Serbia është më e dobët në këtë moment sepse është aleate me Rusinë, e nga ana tjetër a është kështu apo është më e fortë, sepse Evropa dhe ShBA-ja kanë nevojë që të mos krijohet një problem tjetër e ta mbajnë Serbinë afër”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Megjithatë nga ajo që thotë se e ka parë, Lubonja deklaron se Asociacioni është problematik

“E gjithë kjo lojë më shumë të panjohura është një lojë që nuk është se mund të japim ndonjë mendim të prerë, por gjykimi im është në parim që, ashtu siç e pashë unë atë Asociacionin, me flamuj e presidencë, gati si një shtet brenda shtetit të Kosovës, është problematik nga pikëpamja edhe e gjithë vizionit që ka ushqyer Evropa në përgjithësi”.

“Parimisht është për t’u kundërshtuar por në anën tjetër luhet loja që ShBA-së dhe BE-së i Serbia nga krahu i tyre dhe i duhet dhënë kjo dhe Albin Kurti nga ana tjetër që është betuar se nuk do ta pranojë” ka shtuar Lubonja në Info Nata në Tëvë 1.

- Advertisement -

Lubonja shton se fatet e shteteve shqiptare gjithmonë janë varur nga perëndimi dhe edhe në këtë situatë Kurtit “ia kanë vu këmbët në një këpucë”.

“Ashtu siç e ndjej unë, siç i kam lexuar unë lajmet, duket se ia kanë ‘vu këmbët në një këpucë’ Kurtit, kështu më duket, që ta pranojë. Kurti sikur kërkon që bashkë me Asociacionin të marrë edhe gjëra të tjera që lidhen me atë njohjen e Kosovës nga Serbia, ndërsa Serbia këmbëngul që njëherë të marrin Asociacionin pastaj shohim e bëjmë se si do ecet përpara. Evropa dhe ShBA kanë hallin e kapërcimit të kësaj situate, prandaj kanë marrë një vendim për ta zgjidhur kështu këtë punë dhe qetësuar këtë zonë hëpërhë. Është një nga ato zgjidhjet që nuk premtojnë qëndrueshmëri afatgjatë”, tha ai.

Sipas Lubonjës çështja e Asociacionit është e mundshme të zgjidhet me referendum, por pastaj nuk dihet se a do të merreshin parasysh rezultatet e tij

“Gjithçka bëhet me diktim ndërkohë që unë kisha dashtur një proces shumë qytetar, shumë më i hapur nga politikanët e populli që duhej të gjindet një zgjidhje. Një zgjidhje mund të ishte që Kurti të drejtohej me një referendum, që ta ndante këtë përgjegjësi me popullin. Por problemi i referendumit është rezultati. Sepse një rezultat që do ta kundërshtonte Asociacionin, do të shkaktonte ndoshta më shumë probleme. Iu kujtoj referendumin në Greqi. Në fund ndodhi ajo çka deshi perëndimi”, ka shtuar Lubonja.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -