7.7 C
Pristina
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Lot e gëzim në fytyrat e familjarëve: FSK-së i shtohen edhe 311 ushtarë të rinj

Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) sot ia janë shtuar edhe 311 ushtarë rinj.

Në ceremoninë e betimit të tyre, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se ky është grupi më i madh që i bashkohet ushtrisë deri me tani.

- Advertisement -

- Advertisement -

“Grupi juaj sot është shumë i veçantë, pasi është grupi më i madh i certifikuar në ushtrinë tonë, e cila në total arrin në 1230 ushtarë brenda 19 muajve. Sot kur po e mbyllim këtë proces ju ftoj që në konkursin e radhës në pranimin e mbi 600 ushtarëve të rinj që do ta hapim më 28 nëntor”, ka thënë Mehaj.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Ai rekrutëve të rinj ua ka rikujtuar sakrificat e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

- Advertisement -

“Ushtria jonë po rritet e po forcohet në Kosovën sovrane e demokratike. Ushtria është e shtetit, e shteti është i popullit. Por, për të lindur këtë shtet u dashtë shumë mund, e përpjekje që kulmoi me luftën e drejtë dhe largimin e okupatorit serb”, ka thënë Konjufca. (Foto: Kallxo)

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -