10.9C
Pristina
7 Maj, 2021 - 07:41

Llapi e transferon sulmuesin brazilian Firmino

Llapi ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me sulmuesin brazilian, Alef Firmino Dos Anjos.

Dos Anjos i bashkohet Llapit nga NK Dubrava Zagreb, klubi kroat, që bën gara në kategorinë e futbollit në Kroaci, raporton Gazeta Express.

23-vjeçari, i cili luan si qendërsulmues, ka nënshkruar kontratë trivjeçare me Llapin.

“Sulmuesi Alef Firmino Dos Anjos ishte bashkuar me skuadrën nga muaji prill i këtij viti dhe pas performances së treguar ka bindur drejtuesit ta kenë pjesë të skuadrës për edicionin e ri garues”, thuhet tutje në njoftim.

Ardhja e tij vjen tamam në kohë për ndeshjen më të rëndësishme në historinë e Llapit, finalen e Kupës së Kosovës kundër Dukagjinit, përmes të cilës klubi nga Podujeva synon ta sigurojë një vend në kualifikime për Ligën e Evropës.

 

Të fundit

Të tjera nga rubrika

Hapësirë reklamuese