-1.2C
Pristina
8 Mars, 2021 - 03:44

Lladrovci përmes një letre të hapur i kërkon PDK’së dorëheqje masive në nivel të Kosovës

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka dërguar një letër të hapur Partisë Demokratike të Kosoëvs, derisa, këtë letër e ka publikuar në profilin e tij në Facebook, raporton Kosova ime.

Lladrovci ka thënë se ai ka paralajmëruar për atë se cka ka ndodhur më pas në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Tkurrja e PDK-së, arriti pikën alarmante, për shumë arsye. Dështimin na paralajmëroi votimi i vitit 2019.

Na paralajmëroi pjesëmarrja jonë në rrëzimin e Qeverisë pa u bërë 100 ditë, na paralajmëroi diaspora, na paralajmëroi fushata parazgjedhore, na paralajmëruan emrat e kandidatëve skematik të PDK-së dhe qytetari i tm.erruar nga mungesa e ndjenjës për ta dhe mirëqenien e tij.

E gjithë kjo, nuk ishte e mjaftueshme për të marrë mësim”, ka thënë ai. transmeton Kosova ime.

Qytetarit nuk i mjaftoi historia, as fjalët e bukura. Atij i kanë munguar veprat.

Ai të ndëshkon për ato që i bën keq dhe ato që nuk i ke bërë mirë.

PDK ka bërë gabime për të pritur rezultat tjetër, për fat të keq, këtë e ndihmuan jo vetëm keqbërësit, por edhe karrieristët e regjur dhe profiterët vendorë e ndërkombëtarë.

Ashtu siç jam zotuar, komuna e Drenasit, ishte, është dhe mbetet bastion i pathyeshëm i PDK-së, vijuese besnike e themeluesve të UÇK-së dhe PDK-së, Hashim Thaçit e Kadri Veselit”, ka thënë ai./kosovaime.tv

Letra e plotë:

Të fundit

Të tjera nga rubrika