7.7 C
Pristina
E martë, 6 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

LIVE: “Peshkaqeni i zi”, Ukraina rrëzon dy helikopterë të cilësuar si më “vdekjeprurësit” në Rusi në tre minuta

Ukraina rrëzon dy helikopterë suImues rusë në vetëm tre minuta

- Advertisement -

Ukraina ka rrëzuar dy helikopterë suImues rusë në vetëm tre minuta. Armët kundërajrore goditën Ka-52 Alligators në rajonin jugor të Khersonit dje në mbrëmje, sipas Forcave Ajrore të Ukrainës.

Helikopteri sulmues njëvendsh që kushton 12 milionë paund është mbiquajtur Peshkaqeni i Zi dhe përshkruhet si “helikopteri më vdekjeprurës” i Rusisë.

Sistemi i tij i menaxhimit të fushëbetejës e lejon të ndajë të dhëna me mjete të tjera fluturuese për të koordinuar operacionet e sulmit.

- Advertisement -

Pamjet vijnë disa javë pasi trupat ukrainase rrëzuan katër helikopterë rusë në 18 minuta. Ukraina hodhi po ashtu në erë një helikopter Mi-8 në Donetsk me anë të një rakete tokë-ajër.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -