15.7 C
Pristina
Wednesday, September 28, 2022
- Advertisement -

LIVE: Lajçak dhe Escobar kërkuan shtyrjen e reciprocitetit edhe për tre muaj

Lajçak dhe Escobar kërkuan shtyrjen e reciprocitetit edhe për tre muaj

- Advertisement -

Përfaqësuesi i BE-së, për dialogun Miroslav Lajçak, dhe amerikani Gabriel Escobar, siç mëson klankosova.tv, nga një burim i lartë i saj, në takimet e tyre me krerët institucioanlë kanë pasur një kërkesë specifike.

‘Kanë kërkuar të shtyhet zbatimi i reciprocitetit edhe për tre muaj të tjerë’, ka thënë ky burim në kushte anonimiteti për klankosova.tv.

Kujtojmë që gjatë dy ditëve të fundit në Kosovë pati agjendë të ngjeshur takimesh e vizitash të ndërkombëtarëve, ku pjesë e këtij misioni të Miroslav Lajçak qe edhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

- Advertisement -

Escobar në prononcimin e tij për media pas takimit që pati me krerët institucionalë kosovarë dhe opozitën kosovare, u shpreh se kanë pranuar garanci që janë kundër përshkallëzimit të situatës më 1 shtator.

 

16:40 – Escobar pas takimit me krerët e institucioneve: Na siguruan, nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator

- Advertisement -

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është deklaruar pas takimit që pati me krerët e institucioneve të Kosovës.

Escobar, tha se krerët institucionalë kosovarë e siguruan që nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator, ditën nuk nis zbatimi i masës së reciprocitetit, njofton Klankosova.tv.

“Ata na siguruan se nuk duan asnjë përshkallëzim, nuk duan dhunë në 1 shtator. Pra, tani jemi këtu sot për t’u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira dhe gjithë ai optimizëm të përkthehen në të mirë të vendit”, tha Escobar.

Escobar në këtë takim ishte i shoqëruar edhe nga homologu i tij i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

16:20 – Escobari e Lajçaku takohen edhe me liderët e opozitës

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, janë duke vazhduar vizitën në Kosovë.

Pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, emisarët janë takuar me liderët e tri partive opozitare.

Në takim marrin pjesë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

15:59 Takimit të Kurtit me Escobarin e Lajçakun i bashkohet Kajari dhe Sveçla

Takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak i është bashkuar edhe komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

15:30 – Nis takimi mes Kurtit, Escobarit e Lajçakut

Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të dërguarit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar së bashku me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak.

Bashkë me Escobarin e Lajçakun, në takim në kryeministri është edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, njofton Klankosova.tv.

Takimi te Kurti vjen menjëherë pas takimit që të tre e patën me presidenten e vendit,  Vjosa Osmani.

14:10 – Nis takimi i Osmanit me Escobarin dhe Lajçakun

Ka nisur takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe të dërguarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar e emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Zyrtari i lartë amerikan dhe ai evropian më pas do të priten në takim edhe nga shefi i qeverisë kosovare Albin Kurti.

Ndërkaq, emisari evropian do të takohet edhe me opozitën në orën 16:00 në objektin e BE-së, ndërsa një gjë të tillë e bëri mbrëmë edhe Escobar.

14:04 – Escobar dhe Lajçak arrijnë në Presidencë për takim me Osmanin

Përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari i posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë arritur në presidencë, aty ku do të takohen me presidenten Vjosa Osmani.

Takimi i tyre pritet të nisë në orën 14:00, njofton Klankosova.tv.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -