5.8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

LIVE: Kurti paraqet 6 kushtet e Kosovës për asociacionin, shpërthen debati në Kuvend, ja çfarë thotë opozita

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Kurti i ka vendosur 6 kushte për Asociacionin, ndërsa Gjykata Kushtetuese i ka vendosur 22 pika.

- Advertisement -

“Po thuani se i keni 6 kushte, Gjykata i ka vendosur 22. Ti je i obliguar që në bazë të rezolutës me ardhë dhe me raportua në Kuvend pas çdo udhëtimi. I ke 22 pika që i ka vendosur Gjykata”, tha ai.

Kurti duke iu përgjigjur deputetit Gashi tha se 6 kushtet e vendosur nga Qeveria Kurti janë kushte politike.

- Advertisement -

“Sa i përket 22 pikave tregojnë se ish-kryetari i juaj dhe ish-kryetari i nderit i ka shkelur ato. Këto 6 kushte që i vendosa unë janë kushte politike. Vetëm pas njohjes reciproke mund të formohet Asociacioni dhe pas shthurjes së strukturave ilegale në veri. Ju me tregoni mua si deputet a ka ndonjë nga 6 kushtet që duhet të largohet”, tha Kurti.

02.02.2023 – 11:54Kurti, opozitës: E di që ju keni qejf me ju bo, por Zajednica nuk kalon

Kryeministri Albin Kurti në seancë të Kuvendit është duke folur për çështjen e Asociacionit.

- Advertisement -

Në replikë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe deputetët e opozitës, Kurti tha se Zajednica nuk kalon.

“Unë e kam të qartë që ju keni qejf me ju bo Zajednicën. Por, Zajednica nuk kalon”.

Kryeministri Albin Kurti sot në Kuvend ka dhënë gjashtë pika si kushte për Asociacionin në marrëveshjen me Serbinë.

Pas prezantimit të këtyre gjashtë pikave, Abdixhiku tha se Kurti pranoi themelimin e Asociacionit.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -