8.1 C
Pristina
Friday, October 7, 2022
- Advertisement -

Live: Ballkani shënon ndaj Cluj

65′ Gool. Armend Thaçi shënon gol në minutën e 65-të. Ballkani në epërsi.

- Advertisement -

65′ Minuta më të mirë për Cluj ku patën dy shanse. Dellova bëri një gabim në mbrojtje që përpak sa nuk e shfrytëzoi Paun. Adjei – Boateng pastaj pati një goditje e cila përfundoi jashtë.

60′ Pesë minuta më të mirë për Ballkanin. Ballkani pati dy tentime për gol, por Cluj vazhdon të jetë në presion të kosovarëve.

55′ Paun (53′ CFR Cluj) pati një mundësi për të shënuar por Frashëri priti. Adjei-Boateng është ndeshkuar me të verdhë në minutën 51-të.

- Advertisement -

50′ Ndeshja ka vazhduar me të njëjtin ritëm si në pjesën e parë. Cluj ka bërë një ndryshim në sulm duke larguar Mistratin dhe futur në lojë Paun që në fillim të pjesës së parë.

45’ Ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes Ballkani – Cluj

Pjesa e parë përfundoi me një dominim të Ballkanit në posedim 70 me 30 për qind.

- Advertisement -

Por, Cluj pati më shumë tentime për gol, gjithsej 8 kurse Ballkani kishte tri, në mesin e të cilave ishte një supergoditje e Ermal Krasniqit në minutën e 30-të. /GazetaExpress/

Ka përfunduar pjesa e parë Ballkani – Cluj, Ballkani ka posedimin me 69 për qind

Pjesa e parë e ndeshjes Ballkani – Cluj ka përfunduar me rezultat 0-0. Ballkani e pati posedimin e ndeshjes dhe e neutralizojë mirë skuadrën rumune.

Pa gola ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Ballkani – Cluj.

Një ndeshje ku Ballkani ishte më i mirë në mbajtjen e topin por jo edhe me shanse. Cluj pati shansin e parë në ndeshje me Deac që sulmoi i pari. Yeboah pati një goditje që përfundoi jashtë portës në minutën e 16, teksa Dellova u ndëshkua me karton të verdhë në  dy minuta më vonë.

Cvek e pati një goditje të pritur nga Frashëri në minutën e 24-të të ndeshjes.

Rasti më i mirë për Ballkanin ishte në minutën e 30-të kur Krasniqi goditi fuqishëm por priti portieri Scuffet.

Gripshit të Ballkanit ju bllokua një goditje në minutën e 35-të.

10 minutat e fundit nuk shënuan ndonjë rast as për njërën as për tjetrën skuadër.

Ballkani do të kërkojë pjesën e dytë që të shënojë fitore apo ta barazojë këtë ndeshje, pasi që Ballkani e pati posedimin me 69 për qind në pjesën e parë. /GazetaExpress/

45+1′ Përfundon pjesa e parë Ballkani Cluj. Nuk ka gola!

40′ Edhe një pesë minutësh i mirë i Ballkanit. Kampioni kosovar po e kontrollon ndeshjen dhe deri me tani janë më të mirë së rumunët.

35′ Edhe 10 minuta deri në përfundim të pjesës së parë të ndeshjes Ballkani – Cluj. Rezultati vazhdon të jetë i barabartë 0-0.

30′ Ballkani tregon dhëmbët. Krasniqi rrezikoi seriozisht portën e Cluj. Ndërkohë që Astrit Thaçi pati një pasim të mirë në zonë që për pak së arriti Albion Rrahmani.

25′ Cluj pati dy goditje në portë. E para përfundoi jashtë kurse goditja e dytë përfundoi në duart e portierit Stivi Frashëri.

20′ Lumëbardhë Dellova është ndeshkuar me karton të verdhë. Ndeshja vazhdon të jetë e balancuar.

15′ Pesë minuta më të balancuara edhe në posedim. Pa ndonjë rast serioz për shënim.

10′ Ballkani po vazhdon ta këtë posedimin por Cluj arriti ta rrezikojë portën e Frashërit në minutën e 9-të. Por, portieri shqiptar bëri një pritje fantastike.

5′ Kanë kaluar pesë minuta të ndeshjes. Ballkani është duke e dominuar Cluj me posedim.

1’ Ka filluar ndeshja në fazën e Grupeve të Ligës së Konferencës Ballkani – Cluj

Ballkani e fillon sot aventurën e tyre në Ligën e Konferencës kundër Cluj.

Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë. Ajo ka filluar në orën 18:45.

Kampioni kosovar është në Grupin G bashkë me CFR Cluj, Slavia Pragën dhe Sivasporin. /GazetaExpress/

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -