19.3 C
Pristina
Thursday, August 18, 2022
- Advertisement -

Lista Serbe, PDK, e LDK, paraIajmërojnë rrëzimin e Qeverisë Kurti, por s’i kanë votat

PDK, LDK, Lista Serbe. Tri parti të ndryshme, por së paku për një çështje kanë qëndrim të njëjtë.

Këto parti tashmë e kanë të përbashkët dëshirën për ta rrëzuar Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

- Advertisement -

Në fakt, të tri këto parti kanë përsëritur tashmë paralajmërimin për rrëzimin e Qeverisë Kurti II, duke dhënë shtatorin si muajin kur Kurti do të bjerë nga kolltuku i pushtetit.

Paralajmërimi

I pari që e hapi temën për rrëzimin e Qeverisë Kurti ishte deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

- Advertisement -

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se qeveria e Kosovës do të shkarkohet në vjeshtë.

Ka indikacione, ka lëvizje dhe interesime, janë tetë deputetë që kanë shprehur interesim për të ardhur në koalicion”, ka shpjeguar Gashi në emisionin Debat Plus të TV Dukagjinit.

Një deklaratë e tillë duket ta ketë trimëruar deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha.

- Advertisement -

Pak ditë pas deklaratës së Gashit, edhe ish-komandanti i luftës së Koshares tha se Qeveria Kurti do të bjerë. Madje, ai ishte shumë më optimist për këtë çështje, duke theksuar se pushteti do të rrëzohet hiç më larg se në shtator.

Në shtator, Kuvendi i Republikës së Kosovës besoj se do t’i kryejë të gjitha procedurat e votëbesimit të kësaj qeverie, do ta rrëzojë qeverinë. Ne si kuvendarë të të gjitha partive duhet të punojmë fort për ta larguar ‘çeçenizimin’. Për ketë jam optimist!”, u shpreh deputeti opozitar.

E një ditë pas ish-komandatit, ka folur edhe Lista Serbe.

Partia më e madhe serbe, që ka 11 deputetë, është deklaruar në favor të rrëzimit të Qeverisë Kurti.

“E vetmja e vërtetë që ministri i frikësuar Sveçla ka thënë në deklaratën e tij është se Lista Serbe nuk bashkëpunon me Qeverinë e Albin Kurtit, sepse ajo punon kundër interesave të popullit serb dhe se qëllimi ynë politik është që ta rrëzojmë Albin Kurtin nga pushteti, që është edhe interes i të gjithëve që duan të jetojnë në paqe në këto territore”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga Lista Serbe.

Por, në fakt, të gjitha partitë që tashmë e ndajnë mendjen e njëjtë për ta rrëzuar Kurtin, nuk i kanë votat e mjaftueshme për të votuar mocionin e mosbesimit.

Të tri partitë bashkërisht kanë 44 deputetë, me PDK që ka 19, LDK që ka 15 dhe Listën Serbe 11.

A mund të rrëzohet Qeveria Kurti?

Sipas analistit Arton Demhasaj, shikuar nga perspetiva historike, asnjë qeveri nuk e ka përfunduar mandatin. Një fat i tillë mund ta presë edhe Qeverinë Kurti II.

Rrëzimi i qeverisë është real në një aspekt. Nëse i bëjmë një analizë të gjitha qeverive pas shpalljes së pavarësisë, asnjë nuk ka mbërri të përfundojë mandatin deri në fund dhe arsyet gjithnjë janë ndërlidhur me dialogun”, deklaroi Demhasaj.

Madje, analisti mendon se tema e dialogut do të jetë përcaktuese për fatin e Qeverisë Kurti.

Arsyeja kryesore e rrëzimit të të gjitha qeverive ka qenë dialogu, edhe mundet me qenë edhe tash. Si kanalizohet për të ardhur deri te rrëzimi, mbetet e paqartë, por prapë mendoj që arsyeja kryesore është dialogu”, theksoi Demhasaj.

Por, paralajmërimet e opozitës nuk i sheh seriozisht analisti Imer Mushkolaj.

Opozita mundet me pasë pretendime të tilla dhe natyrisht e gjithë kjo është legjitime, në kuadër të një lufte politike që partitë opozitare zakonisht e kanë shfrytëzuar.

Nuk shoh asnjë arsye në kuptimin që qeveria duhet të rrëzohet për dialog.

Nuk është një arsye, për shkak se të paktën deri tash, tendenca është që qeveria aktuale t’i zbatojë në praktikë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga partitë që tashmë janë në opozitë”, pohoi Mushkolaj në deklarimin e tij për Nacionale.

Kujtojmë që Kurti ishte rrëzuar një herë nga pushteti gjatë vitit 2020./Nacionale

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -