14.4 C
Pristina
Tuesday, September 27, 2022
- Advertisement -

Lista Serbe – Osmanit: U zgjodhe presidente me dy vota tonat, atëherë s’ishim krimineIë

Lista Serbe i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani, pasi ajo tha se ky subjekt përfaqëson interesat e organizatave KRlMlNALE.

Në një njoftim të Listës Serbe thuhet se Osmani është “satelit” i kryeministrit Albin Kurti dhe, sipas këtij subjekti, ajo është në zyrë përderisa përcjell “verbërisht urdhrat e tij”.

- Advertisement -

“Lista Serbe më së paku është përfaqësuese e interesave të serbëve që jetojnë në Kosovë. Lista Serbe për fat të keq është shndërruar në përfaqësuese të interesave të organizatave KRlMlNALE. Unë jo vetëm që jam presidente e të gjithë qytetarëve pa dallim, përfshirë të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë, por jam komandante supreme e ushtrisë së këtij vendi, e cila në mesin e saj ka edhe shqiptarë, edhe serbë, edhe turq e të komuniteteve të tjera”, ka thënë Osmani.

Kësaj i është përgjigjur sërish Lista Serbe, duke e komentuar Ushtrinë e Kosovës.

“Në anën tjetër, ne ju kujtojmë se ajo e prezanton vetën e saj si komandante supreme e një ushtrie, por ajo ushtri nuk guxon të vijë në veri të Kosovës, ushtri e cila ka pilotë, por jo helikopterë, të mos flasim për tanke dhe aeroplanë”.

- Advertisement -

Sipas Listës Serbe, Osmani arriti të bëhet deputete falë dy deputetëve nga grupi parlamentar i saj.

“Ajo e di se falë cilit zyrtar të lartë të Listës Serbe, ata dy deputetë u pajtuan që ta votojnë atë të zgjidhet”, thuhet në njoftimin e partisë serbe në Kuvend, e cila eviton përmendjen e funksionit të Presidentes së Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani e quajti listën serbe “të lidhur me struktura KRlMlNALE”, kur u pyet për një deklarim të këtij subjekti rreth saj, në konferencën me presidentin slloven, Pahor.

- Advertisement -

Lista Serbe thotë se kur Osmani u zgjodh presidente, “atëherë nuk ishim kriminelë për të”.

Tutje, në njoftim ky subjekt politik ka shkruar se nuk e pranojnë Osmanin si presidente, por vetëm presidentin serb Aleksandar Vuçiqin. /eo

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -