fbpx
11.6 C
Pristina
E enjte, 8 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Lista Serbe: Nëse shqiptohen gjoba për targat, do të ketë rezistencë të ashpër

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të përshkallëzuar të vendimit për targat, ka reaguar Lista Serbe, duke i çuar një mesazh kryeministrit Albin Kurti.

Lista Serbe ka thënë se shqiptimi i gjobave për çështjen e targave ndaj qytetarëve serbë sipas planit të paraparë të zbatimit, do të jetë shkas për reagim dhe rezistencë të ashpër.

- Advertisement -

“Në emër të popullit serb nga kjo zonë, duam t’i themi qartë atij (Kurtit) se shqiptimi i masës së gjobave do të jetë shkas për reagim dhe rezistencë të ashpër të popullit serb, sepse jemi të vetëdijshëm për qëllimet e vërteta të pushtetarëve nga Prishtina.”

Lista Serbe i ka konsideruar të ligjshme targat e lëshuar nga autoritetet serbe për qarkullim në Kosovë.

“Të gjithë ata që mendojnë se populli ynë do ta shikojë në heshtje heqjen e së drejtës, heqjen e targave KM, pra lirinë e lëvizjes dhe rrezikimin e mbijetesës sonë, gabojnë rëndë. Njoftimi i Albin Kurtit nuk është gjë tjetër veçse dëshirë për të vazhduar me planin e persekutimit të serbëve nga vatrat e tyre shekullore”, thuhet në këtë reagim.

- Advertisement -

Lista Serbe ka përcjell mesazhin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili kishte thënë se serbët e Kosovë nuk janë vetëm dhe se nuk do të lejohej dëbimi i tyre, përkundër se Kosova nuk ka shprehur qëllime të tilla ndaj komunitetit serb.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -