Lista Serbe i fton qytetarët të tubohen nesër para “Car Llazarit”

Lista Serbe ka bërë thirrje për t’u mbajtur një tubim nesër në Mitrovicë të Veriut, para statujës së “Car Llazarit”.

Në njoftimin e lëshuar ftohen të marrin pjesë serbët e Kosovës, nga ora 12:00.

-Advertisement-

“Në forme unike dhe unanime do t’i themi Evropës dhe botës se shteti ynë i vetëm është Serbia, dhe president është Aleksandar Vuçiq”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.