14.1 C
Pristina
Saturday, October 1, 2022
- Advertisement -

Lista Serbe hedh vrerë ndaj njësisë speciale të Kosovës dhe Xhelal Sveçlës

[Ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal] Sveçla dhe njësitet speciale [të Kosovës] janë të guximshëm vetëm ndaj qytetarëve, grave dhe fëmijëve të paarmatosur, ka thënë Lista Serbe në një deklaratë të shkruar.

Lista Serbe i doli në mbrojtje nënkryetarit të saj, Milan Radoiçiç, i cili kërkohet nga institucionet e drejtësisë dhe të rendit, gjithashtu në Listën e Zezë të Thesarit amerikan.

- Advertisement -

“Kërcënimet e ministrit të policisë Xhelal Sveçla ndaj nënkryetarit Milan Radoiçiç, janë pasqyrim i dobësisë dhe pafuqisë që Sveçla ndjen në lidhje me respektin dhe mbështetjen që serbët në Veri i japin zotit Radoiçiç në luftën për të drejtat e serbëve”, thuhet në deklaratë.

Njësitë speciale të Kosovës, Lista Serbe, i quajti “mysafir të paftuar e të pamirëpritur”.

Radoiçiç, vazhdon Lista Serbe, “i është bërë makth dhe fiksim Sveçlës”.

- Advertisement -

Kryetari i Listës Serbe (parti kjo praktikisht degë e SNS-së së Aleksandër Vuçiç në Kosovë) është edhe ministër për komunitete dhe kthim në qeverinë kosovare.

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i janë drejtuar kërkesa të shumëta për ta shkarkuar nga qeveria ministrin e tij, Goran Rakiçin. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur akoma.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -