5.5 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Lista Serbe: Forcat speciale të Kurtit tentuan ta vrasin bashkëqytetarin tonë

- Advertisement -

Lista Serbe ka fajësuar forcat speciale të Kosovës për plagosjen e serbit Milan Jovanoviq mbrëmë në urën e Bistricës në Leposaviq.

- Advertisement -

Në një njoftim për media, Lista Serbe ka kërkuar tërheqjen e të gjitha njësive speciale në veri dhe të publikojnë kamerat e sigurisë në urën ku ndodhi mbrëmë plagosja.

“Forcat speciale të Kurtit të cilët janë prezent ilegalisht në veri të Kosovës edhe një herë kanë derdhur gjak serb dhe kanë tentuar ta vrasin bashkëqytetarin tonë Milan Jovanoviq nga Zveçani në urën e Bistricës”, ka shkruar Lista.

- Advertisement -

Kjo pikë famëkeqe, ilegale e forcave speciale shqiptare është bërë simbol i represionit të regjimit të Albin Kurtit mbi serbët, me ç’rast u tentua vrasja e një serbi për herë të dytë. Zemërimi shtesë i qytetarëve provokon konstatimin se përgjegjësit për sulmet ndaj serbëve po fshihen nga autoritetet më të larta në Prishtinë dhe ministri përgjegjës Xhelal Sveçla, i cili padyshim mbështet veprimet e paligjshme të këtyre njësive”, thanë nga kjo parti.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke i hetuar rrethanat e plagosjes, derisa tha se i plagosuri aktualisht ndodhet në Spitalin e veriut duke marrë trajtim mjekësor.

PK-ja thotë po ashtu se një njësitë policor ndodhet në Spitalin e qytetit dhe po kryen hetime intensive.

- Advertisement -

“Nga aty kan pranuar informacione se gjendet duke u trajtuar një person, i cili dyshohet se është plagosur në krahror nga arma e zjarrit, por që deri më tani ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e plagosjes së tij. Policia e Kosovës, është duke kryer hetime intensive, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti”, ka njoftuar policia.

Tutje Policia ka sqaruar edhe raportimet e mediave serbe se ky institucion është përfshirë në gjuajtje me armë zjarri.

“Andaj, bazuar në informacionet zyrtare, vërtetohet se Policia e Kosovës nuk është përfshir në asnjë rast të gjuajtjes me armë zjarri, dhe mbetet e përkushtuar në hetimin dhe ndriçimin sa më parë të rastit të personit të plagosur i cili gjendet duke u trajtuar në qendren spitalore në Mitrovicë Veriore, ku sipas mjekëve është jasht rrezikut për jetë”, njofton tutje PK-ja.

Millan Jovanoviq, i cili mbrëmë vonë u transportua në QKS në Mitrovicën e Veriut, pasi u plagos në afërsi të urës së Bistricës afër Zveçanit, ka thënë se gjithçka ka ndodhur kur ai po kthehej në shtëpi nga Leposaviqi dhe se nuk është i sigurt se kush e ka plagosur.

“Mbrëmë, pasi u ktheva nga Leposaviqi poshtë në Bistricë, pasi kalova nëpër postbllok, dëgjova një të shtënë dhe një dhimbje në shpatull. Nuk mund të jem 100% i sigurt se kush qëlloi, por “nuk besoj se ka pasur njeri tjetër atje përveç ushtrisë dhe policisë së tyre”. Dëgjova plasaritjen e xhamit prapa dhe përpara dhe sinqerisht u tremba, vazhdova, u nisa për në shtëpi. Arrita në deri në vendin e quajtur “Guri i larmë” dhe çfarë ndodhi më pas, ku është vetura, kush më solli, nuk e di”, ka thënë Jovanoviq.

Pas pranimit në QKS në Mitrovicën e Veriut, Jovanoviq është operuar në repartin e kirurgjisë dhe sipas kirurgut kujdestar, ai është jashtë rrezikut për jetën, por gjendja e tij ende po monitorohet.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -