-4 C
Pristina
16 Janar, 2021 - 10:30

Lista nga Këshilli i VV’së në Prishtinë, Arben Vitia mund me vota Konjufcën e Haxhiun – 3 ish-deputetë s’kalojnë

Këshilli i Përgjithshëm i Qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë ka votuar 8 kandidatë për deputetë.

- Advertisement -

Media ka siguruar listën e votave nga ky proces i votimit, ku renditja është si në vijim:

Albin Kurti 113 vota

Arben Vitia 92

Glauk Konjufca 87

Albulena Haxhiu 85

Liburn Aliu 74

Xhelal Sveqla 71

Fitore Pacolli 65

Hatixhe Hoxha 40

Këta janë emrat që kanë marrë votat e mjaftueshme, ku bie në sy që pas Albin Kurtit emri më i votuar është ai i Arben Vitisë, ish-ministrit të Shëndetësisë.

Madje Vitia renditet më mirë sesa disa nga themeluesit e VV’së. Ai lë pas Glauk Konjufcën, Liburn Aliun e Xhelal Sveçlën, e po ashtu edhe ish-ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.

I veçantë në këtë listë është emri i Hatixhe Hoxhës, e cila ka qenë edhe më herët në garë zgjedhore. E po ashtu edhe emri i Xhelal Sveçlës, i cili kishte dështuar të kalojë këtë proces herën e fundit.

Express ka siguruar edhe emrat e atyre që nuk kanë marrë votat e mjaftueshme, ku mes tyre janë tre deputetë nga legjislatura e fundit. Bëhet fjalë për ish-deputetët Eman Rrahmani, Mefail Bajçinovci dhe Fitim Uka.

Lista e plotë e atyre që dështuan në garën e votimit është si në vijim:

Eman Rrahmani 48

Mefail Bjaçinovci 36

Nazlie Bala 36

Arbër Vokrri 33

Fitim Uka 32

Halit Zeneli 26

Veron Hasani 19

Gëzim Kastrati 14

Lumnije Mikullovci 14

Bahtije Meli 13

Esma Bunjaku 10

Getoar Mjeku 8

Në këtë garë mungon edhe emri i Tinka Kurrit, ish-zyrtares për media të kësaj partie, e cila në zgjedhjet e fundit ishte në garë për deputete.

Partia e Kurtit sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku është propozuar Albin Kurti për kryeministër dhe nga ku pritet përpilimi i listës së plotë.

Të fundit

Të tjera nga rubrika