5.5 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Lirohet nga akuzat për KRlME Iufte, Zlatan Arsiq

- Advertisement -

Zlatan Arsiq është liruar nga akuza për krime lufte, përcjell Reporteri.net.

- Advertisement -

Arsit, ish-pjesëtar i forcave policore serbe, që pas luftës ka qenë edhe pjesëtar i Policisë së Kosovës e i cili akuzohej për torturë, trajtim çnjerëzor, dëbim e djegie të shtëpive të shqiptarëve gjatë shkurtit dhe marsit 1999 në Kamenicë, është liruar nga akuzat sot.

Të njëjtit i është ndërprerë edhe paraburgimi.

- Advertisement -

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale Arsiq e ka ndalur fillimisht Besim Muhaxherin dhe familjarët e tij me anë të veturës së policisë e më pas në mënyrë çnjerëzore e ka keqtrajtuar viktimën duke e rrahur shufër gome, shkelma dhe grushte duke e shkaktuar lëndime të rënda trupore të cilat e kanë kanosur seriozisht atë me jetë.

Në aktakuzën e ngritur në korrik 2023 thuhet se Arsiq e kishte goditur me shuplakë të dëmtuarin Muhaxheri dhe ia kishte vendosur tytën e automatikut në fyt, duke e kërcënuar me vrasje.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -