17.8 C
Pristina
Tuesday, June 28, 2022

Lirohet Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, i cili u arrestua gjatë ditës së sotme me të përfunduar protesta e veteranëve të luftës, është liruar.

Ai pas lirimit të tij ka thënë se përderisa pushteti zvarritej nëpër mbledhje të seancave, veteranët qëndronin të pa lëkundur.

Molliqaj, përmes një postimi në Facebook, ka shtuar se rezistenca e veteranëve sipas tij është burim shprese për vendin.

Tutje, ai ka vijuar duke deklaruar se paga minimale definohet si shumë nën të cilën nuk mund të plotësohen kushtet bazike për jetë, e me të cilën pagë, sipas kryetarit të PSD-së, shumë dëshirojnë t’i lënë ata që ishin të gatshëm që të sakrifikojnë jetën e tyre për lirinë tonë elektorale.

Rezistenca e veteranëve është burim shprese për vendin.

Sot pamë me mijëra veteranë të mbledhur para Kuvendit të Kosovës. Përderisa pushteti zvarritej nëpër mbledhje e seanca, veteranët qëndronin të pak lekundur.

Paga minimale definohet si shumë nën të cilën nuk mund t’i plotësosh kushtet bazike të jetesës.

- Advertisement -

Nën këtë shumë dëshirojnë t’i lënë ata që ishin të gatshëm që të sakrifikojnë jetën e tyre për lirinë tonë kolektive.

Qëndresa vazhdon”, ka thënë pos tjerash Molliqaj.

Lirimin e Molliqajt, për lajmi.net, e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuqi, e cila ka deklaruar se kryetari i kësaj partie është liruar në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

Përndryshe, arrestimi i Molliqajt sot, erdhi pas paralajmërimit për urdhërarrest ndaj tij përgjatë ditës së djeshme.

Megjithatë, përkundër kësaj, kryetari i PSD-së ka qenë prezent në protestën e veteranëve për përfshirjen në pagë minimale.

Të fundit
Lajme të lidhura