17 C
Pristina
Tuesday, May 28, 2024

Lindi në ditën e tërmetit të 1999, vdiq në tërmetin e 2023 – nëna e të riut rrëfen historinë rrëqethëse

- Advertisement -

Osman Enes Basturk, i cili lindi në ditën e tërmetit më 17 gusht të vitit 1999, humbi jetën në një tërmet tjetër.

- Advertisement -

Djaloshi 24-vjeçar që erdhi në këtë botë në qytetin e Gaziantepit, filloi jetën gjatë një tërmeti dhe e përfundoi përmes një tjetër tërmeti me epiqendër në qytetin e Kahramanmarasit.

Asiye Basturk, nëna e tij, tregoi historinë e jetës së Enesit, i cili humbi jetën pasi një mur ra mbi të, ndërsa përpiqej të mbronte vëllanë nga tërmeti 7.7 ballësh që goditi shtetin turk.

- Advertisement -

“Djali im Osman Enes lindi në Gaziantep gjatë tërmetit Golcuk që ndodhi në vitin 1999. Ai vdiq në tërmetin në Nurdag në vitin 2023. Ai ishte trim dhe sa mali. Ishte si luan biri im. Malet dhe gurët nuk mund ta rrëzonin djalin tim. Atë e solli në jetë Zoti”, tha ajo.

Nëna vazhdoi rrëfimin për të birin e ndjerë duke thënë se dha jetën duke u munduar ta mbronte vëllanë e tij.

“Osman Enes ishte i fortë, tha se do ta shpëtojë vëllain e tij. Djali im u mundua ta mbronte vëllanë, por nuk mundi ta shpëtojë veten. Djali im i vogël doli nga rrënojat, por ai nuk doli dot”, tha ndër të tjerash Basturk.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -