0.3 C
Pristina
20 Janar, 2021 - 20:53

Limaj: Një koalicion i sinqertë e me zemër PDK-Nisma i fiton zgjedhjet në Kosovë

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nëse do të ketë një koalicion Nisma-PDK, si koalicion i vendosur dhe i sinqertë dhe me objektiva të qarta, i fiton zgjedhjet.

Limaj ka përsëritur se një koalicion i mirëfilltë, me zemër dhe i fuqishëm dhe me këtë kauzë për vlerat kombëtare dhe ngjalljen e shpirtit kombëtar, në bashkimin e energjive pozitive të vendit, koalicioni Nisma-PDK i fiton zgjedhjet.

Limaj në një nga televizionet lokale në Malishevë, ka thënë se, “Nisma Socialdemokrate dhe unë si drejtues i saj jemi të gatshëm për partneritete dhe si e tillë do të vazhdoj të jetë në skenën politike, por ne nuk jemi subjekt që fshihemi apo punojmë për interesin e një individi. Konsideroj që në këtë situatë në të cilën jemi, ajo që i ndihmon më së shumti Kosovës është jetësimi i një projekti të madh për mbrojtjen e vlerave kombëtare, sepse nuk ka asnjë logjikë të sakrifikohet një vizion i madh për interesin e një individi”, ka thënë Limaj

Limaj gjithashtu ka thënë se, qëndrimi dhe oferta e Nismës Socialdemokrate është për të.

Të fundit

Të tjera nga rubrika