15.7 C
Pristina
E premte, 13 Shtator, 2024

Lidhjet e Bojan Kekiqit me Vuçiqin dhe Radoiçiqin, Musliu publikon detaje të reja për drejtorin e bankës serbe që iu mbyllën degët në veri

- Advertisement -

Drejtori i institutit Octopus, Agim Musliu ka vazhduar të publikoj të dhëna të reja lidhur me aksionin e së hënës në veri ku u mbyllën gjashtë degë të “Bankës Postare Kursimore”.

- Advertisement -

“Serbia, me gjithë aparaturën e saj politike, ushtarake dhe financiare, po mundohet ta bëjë Kosovën një fiasko! Në këtë kuptim mbyllja e një banke serbe në Kosovë nuk është gjë tjetër veçse lufta kundër terrorizmit”, ka shkruar Musliu në “X”.

Ai ka bërë të ditur se drejtori i kësaj banke, Bojan Kekiq kohë më parë ishte dekoruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe se i njëjti gjithashtu ishte fotografuar me terroristin Milan Radoiçiq.

- Advertisement -

“Grafiku tregon lidhjet e aparatit sulmues financiar serb. Bojan Kekiq, drejtor i kësaj banke, në një fotografi shihet duke u dekoruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa në tjetrin shihet i shoqëruar nga terroristi Milan Radoiçiq”, ka shkruar Musliu.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -