23.2 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Liberalizimi i vizave – Osmani lajmërohet nga Brukseli pas takimit me Presidenten e ParIamentit Evropian

Presidentja Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, me të cilën thotë se kanë diskutuar për nevojën që liderët e vendeve anëtare ta reflektojnë vullnetin e Parlamentit lidhur me liberalizimin e viznave për Kosovën.

“Parlamenti Evropian ka shprehur qartë dhe në mënyrë të vazhdueshme vullnetin e popujve të BE-së për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe nevojën e përshpejtimit të perspektivës sonë evropiane”.

“Në një diskutim të hapur dhe përmbajtësor me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola në Bruksel, diskutuam për nevojën që liderët e vendeve anëtare ta reflektojnë vullnetin e Parlamentit, si dhe të jepet sinjal i qartë se vendet demokratike, liridashëse dhe të përkushtuara ndaj vlerave evropiane e kanë vendin në BE”, tha Presidentja Osmani.

Të fundit
Lajme të lidhura