19.3 C
Pristina
Thursday, August 18, 2022
- Advertisement -

LIadrovci, Kurtit: AIbin, shkarko Rakiqin, çka po pret?

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që ta shkarkoj ministrin për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq bashkë me të emëruarit e tij në qeveri transmeton Kosova ime.

Lladrovci i tha Kurtit se “bashkëjetesa” politike me ata që bashkëpunojnë me “grupe kriminaIe”, është bashkëqeverisje e çoroditur.

- Advertisement -

“Ka dy rrugë, ose nuk janë të sakta konstatimet se ata “bashkëpunojnë me grupe kriminaIe” dhe janë deklarata kuturu, ose ju bashkëqeverisni me bashkëpunëtorët e KRlMlT me vetëdije dhe kështu Ju bëni KRlM”, shkroi Lladrvoci.

Tutje, ai i bëri thirrje Kurtit që t’i përgjigjet kërcënimeve të Rakiqit rreth deklaratave të këtij të fundit se është i interesuar ta rrëzoj shefin e tij nga kreu i qeverisë.

“Vepro, ndryshe, fjalët dhe veprat Tuaja po shkojnë me shpejtësi të frikshme në binarë të kundërt pa gjasa të përpiqen diku”, ka shkruar Lladrovci.

- Advertisement -

Kujtojmë se në dy ditët e fundit, Lista Serbe e ministri Rakiq kanë shprehur interesimin e tyre për ta rrëzuar Qeverinë Kurti./Kosova ime

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -