7.5C
Pristina
6 Mars, 2021 - 02:11

Letër publike për vizitën e Albin Kurtit në fshatin tim Rezallë

I shtyrë nga emocionet për sakrificat e Rezallës po e shkruaj këtë letër publikepër vizitën e liderit te Vetëvendosjes Albin Kurtinë fshatin Rezallëtë Skenderajt, pritje e cila ju bë nga Komandanti Ahmet Zabeli.

Shkruan: Milaim Ahmeti

Për te mos u keqkuptuar ky reagimi im, unë nuk jam kundër vizitës së Albinit në fshatin tim Rezallë sepse fshati Rezallë nuk është vetëm i imi, nuk është vetëm i fshatarëve qe jetojnë aty por është i të gjithëve, është fshati edhe i Albinit.

Por si nip i Dëshmorit MalushAhmeti, u preka thellë vetëm nga një fjali apo besim qe ju dha Albinit në konakun e Komandantit Ahmet Zabeli apo siç e quaj unë dhe i gjithë fshati (BaciAhmet) të cilit i tha se “Nëse dikush mund të mbroj territorin e Kosovës dhe kufijtë e Kosovës është Albin Kurti”.

BaciAhmet, Komandanti jonë më i respektuari i fshatit dhe jo vetëm, bashkëluftëtari i Komandantit Legjendar Adem Jashari, i Komandantit (dëshmorit) MalushAhmeti, i GjeneralitIlazDërguti, HashimThaqit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, HysniNgucatit dhe shumë ushtarëve e dëshmorëve më të shquar të vendit, nuk kisha dashur qe ty te shoh në një ambient të tillë me ato atribute qe ju dhanë Albinit nga ti.

BaciAhmet, a nuk tu kujtua në ato momente SylëRezalla,

BaciAhmet, a nuk tu kujtua në ato momente krahu i djathtë i juaj MalushAhmeti,

BaciAhmet, a nuk tu kujtuan ato momente fëmijët, gratë dhe pleqtë e masakruar dhe ekzekutuar të Rezallës,
BaciAhmet, a nuk tu kujtuan në ato momente të zhdukurit e masakrës së Rezallës për të cilët ende nuk ju dihen eshtrat e tyre,

BaciAhmet, a nuk tu kujtuan në ato momente, Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi, Hysniu, Nasimi, Salihu të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Mbi te gjitha baciAhmet a nuk tu kujtuan betejat e ashpra te UÇK-së ndaj forcave Ushtarake dhe paramilitare serbe te cilat more pjesë në Rezallë dhe jo vetëm për ti mbrojt tokat, territorin dhe kufijtë e Kosovës.

BaciAhmet, nëse dikush është aj qe i mbrojti tokat territorin dhe kufijtë e Kosovës është gjaku i Komandantit Legjendar dhe familjes Jashari, je ti,është Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi, Hysniu, Nasimi, Salihuështë Drenica, është Rezalla me gjithë ata djem dhe vajza me të mirë te Kombit, është gjaku i Malushit dhe Leotrimit7 vjet që dhanë jetën për tokat tona për shtetin tonë, nuk është Albini aj i cili mbrojti dhe do ta mbron territorin e Kosovës dhe kufijtë e saj, ishte koha kur ka mundur ta mbroj por e dëshmoj të kundërtën.
BaciAhmet nuk është dashur ti jepet ky besim Albinit e aq ma pak në fshatin Rezallë, të tjerat epitete politike ndoshta edhe i takojnë ndoshta edhe mikpritja sepse është traditë e Drenicës dhe e Rezallës mikpritja.

BaciAhmet mbrojtjen e territorit dhe kufijve të Kosovës e të gjitha trojeve Shqiptare ja besojmë familjes Jashari, Ty,bashkëluftëtarëve tu,bijve dhe bijave tëdëshmorëve, Hashimit, Kadriut, Rexhepit, Jakupit, Hysniut, Nasimit, Salihut. Ju jeni çlirimi, liriadhe mbrojtja JO Albini.

Rezalla, ka dhënë shumë gjak për mbrojtjen e territorit dhe për kufijtë, nëse është e nevojshme prapë do të jep!

Të fundit

Të tjera nga rubrika